Panorama Sport (Albania)

Higuain “kafshon” në debutim, por Reali mund Milanin

Bejl dhe Benzema bëjnë diferencën, Reali në formë për Superkupën

- Përgatiti: REINOLD BAKALLI

je u zhvillua edicioni i 39-të i trofeut "Santiago Bernabeu", me një ndeshje mes dy rivalësh historikë si vendësit e Realit të Madridit dhe Milanit. Teksa madrilenët hodhën në fushë formacioni­n më të mirë me përjashtim të Luka Modriçit, kuqezinjtë nga afrimet e kësaj vere prezantuan titullar Higuainin. 80 sekonda nga vërshëllim­at e fillimit të takimit dhe "Los Blancos" marrin avantazhin me Benzemanë që dërgon në portë një krosim të Karvahalit. "Djalli" merr masat dhe kundërpërg­jigjet menjëherë me Higuainin, që nga jashtë zone mposht Navasin me një goditje të saktë në shtyllën e dytë. Pjesa parë rrjedh me aksione nga të dyja palët, ku Kesi dhe Suso janë ndër më të rrezikshmi­t nga Milani, ndërsa Reali jep ndjesinë se mund të shënojë në çdo aksion me secilin nga lojtarët që i afrohet zonës. Sidoqoftë, për golin e avantazhit të dytë vendës duhet pritur fundi i pjesës së parë, kur gjatë zhvillimev­e të një goditje këndi, Bejl gjendet i vetëm në zonë ku i duhet vetëm të dërgojë topin në rrjetë. Me avantazhin madrilen, mbyllet pjesa e parë, teksa të dytën ekipet e nisin me zëvendësim­e. Pikërisht ndryshimet e formacioni­t karakteriz­uan fraksionin e dytë të lojës duke ndikuar ndjeshëm në ritëm, me Gatuzon që u dha frymëmarrj­e shtatë lojtarëve, teksa Lopetegui ndryshoi të gjithë skuadrën që pati nisur sfidën. Teksa Baka dhe Kutrone u munduan të risjellin ekuilibrat, goli i tretë madrilen nga Majoral ishte një përfundim logjik i sfidës, që vuri në pah

cilësitë e madrilenëv­e, ndaj një ekipi si Milani me ide loje, por me mekanizma ende në fazë testimi. Sinjalet pozitive për "Djallin" erdhën nga Higuain, Suso dhe i palodhuri Kesi, ndërsa Bonaventur­a doli në pah vetëm për një tentative në goditje dënimi. Mesfushori i

shumëkërku­ar i nevojitet si ajër këtij Milani, me Gatuzon që duhet të përmirësoj­ë edhe diçka në nivel taktike. Për kampionët në fuqi të Europës, pozitive skemat e Lopeteguit, me Vinsius që mund të jetë arma shtesë, mbase që në Supërkupën e Europës ndaj Atletikos.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ?? Trofeu "Santiago Bernabeu" iu dorëzua kapitenit të Realit, Serxho Ramos, nga Paolo Maldini. Në momentin e marrjes së trofeut, mbrojtësi madrilen bëri sikur hiqte kapelën përballë drejtuesit të Milanit në shenjë respekti. Legjenda kuqezi është një idhull i Ramosit, fakt ky që futbollist­i e ka bërë të ditur që në fillimet e karrierës së tij.
Trofeu "Santiago Bernabeu" iu dorëzua kapitenit të Realit, Serxho Ramos, nga Paolo Maldini. Në momentin e marrjes së trofeut, mbrojtësi madrilen bëri sikur hiqte kapelën përballë drejtuesit të Milanit në shenjë respekti. Legjenda kuqezi është një idhull i Ramosit, fakt ky që futbollist­i e ka bërë të ditur që në fillimet e karrierës së tij.
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania