Panorama Sport (Albania)

Flamurtari, gati firma me dy mbrojtës

Një mbrojtës i majtë dhe një qendërmbro­jtës pritet të forcojnë ekipin vlonjat

-

Vlatko Drobarov është në planet e Flamurtari­t. "Panorama Sport" mëson se klubi vlonjat ka pasur kontakte me mbrojtësin maqedonas, si dhe ai është në listën e dëshirave të trajnerit Ilir Daja. Në njëfarë mënyre, kuqezinjtë duan që të "zënë" vendin e lënë bosh pas largimit të Ditmar Bicajt dhe po vëzhgojnë lojtarë që të përmbushin kërkesat financiare, teknike dhe të jenë qendërmbro­jtës. Në këto kushte, Drobarov po shikohet si një kandidatur­ë që të plotësojë kërkesat që kanë vlonjatët. Mbrojtësi është 25 vjeç. Ai e ka nisur karrierën në sezonin 20102011 te Skopje, për të vijuar më pas në sezonin 2011-2012, kur ka kaluar te Napredok. Teteks është një tjetër klub ku është aktivizuar Drobarovi. Mbrojtësi për dy vite ka luajtur edhe në Armeni me klubin Banants. Është për t'u theksuar se mbrojtësi maqedonas sezonin e fundit e ka luajtur në Qipro, teksa ka mbajtur veshur fanellën e Arisit. Pritet këto ditë të shihet nëse Vlatko Drobarov do të bashkohet me Flamurtari­n, pasi fjala e fundit për maqedonasi­n do të jepet nga Ilir Daja. OPSIONET E MERKATOS - Mungesa e alternativ­ave në kampionati­n shqiptar ka bërë që Flamurtari të hedhë vështrimin jashtë vendit. Maqedonia është një ndër pistat që "prodhon" gjithmonë lojtarë për kampionati­n shqiptar, por pas nuk mbetet as

Kosova. Në këto kushte, po shihen dy alternativ­a. Këto ditë, trajneri Daja do të shqyrtojë për të fundit herë listën që ka në dispozicio­n me emrat e lojtarëve, duke nisur edhe kontaktet e fundit. Del sërish në skenë emri i mbrojtësit maqedonas, Darko Glishikj. 26-vjeçari e ka nisur karrierën

e tij te Vardari në sezonin 2009-2010. Më tej ka kaluar tek Olimpik Sarajevo, Shkupi, Napredoku, Dinamo Tbilisi dhe për t'u rikthyer në vitin 2014 te Vardari deri në këtë vit që gjendemi. Me mbrojtësin Darko Glishikj, Flamurtari ka nisur bisedimet kohë më parë, ndërsa pritet që të shihet

këto ditë se cili do të jetë përfundimi. Janë edhe disa lojtarë të tjerë që shihen si alternativ­a dhe me shumë mundësi vlonjatët janë të interesuar për ta vetëm për t'i pasur si dublime, pasi duket se titullarët e sezonit të ri te Flamurtari tashmë janë përcaktuar. Janë të pakta, për të mos thënë nuk ka fare

alternativ­a për Flamurtari­n në tregun vendës. I vetmi që dihet për momentin është Albi Alla. Lojtari aktualisht është te Kukësi, por u ka dhënë fjalën vlonjatëve që do të jetë pjesë e tyre pas ndeshjes së kthimit me Torpedon, e vlefshme për turin e tretë eliminator në Europa Ligë. Ermal Sika

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania