Panorama Sport (Albania)

Lautaro është një përbindësh, Interi mund Atletikon

Skuadra e Spaletit luan si e barabartë me spanjollët, të cilët shpërdoroj­në raste

-

Interi merr një fitore të rëndësishm­e ndaj Atletikos së Madridit. Në fakt rëndësia e vetme e këtij takimi ishte për të parë gjendjen e skuadrës ndaj një kundërshta­ri të fortë. Zikaltrit shënuan me anë të Lautaro Martinezit në të 31- ën minutën. Argjentina­si goditi fluturimth­i një top të krosuar nga Asamoah. Ikardi dha shenja jete, duke premtuar një sezon të madh. Kapiteni edhe pse nuk shënoi ndaj spanjollëv­e, ndihmoi shumë skuadrën në fazën e krijimit të aksioneve. Spaleti luante pa disa nga lojtarët e tij më të mirë. Naingolan dhe Perisiç nuk udhëtuan me skuadrën. Blerja më e re Vrsaliko gjithashtu qëndroi në Milano. Tani Interi është gati për të startuar kampionati­n më datë 19 gusht, ndeshja e parë do të jetë ndaj Sasuolos në transfertë ku zikaltrit shpresojnë të marrin një rezultat pozitiv. PJESA E PARË

Interi nis mirë lojën, duke kërkuar të zërë në befasi skuadrën e Atletikos që mbrohet mirë. Loja është e shpejtë me sulme nga të dyja krahët. Diego Kosta kërkon të vërë në vështirësi Handaniviç, por pa sukses. Miranda dhe Skriniar janë një mur i vërtetë. Brozoviç gjuan nga distanca, por Oblak është në pozicion dhe pret. Në minutën e 31-të, Interi kalon me avantazh. Pas një kundërsulm­i të shpejtë nga krahu i majtë, Asamoah kroson në zonë dhe aty Lautaro Martinez ngrihet në “fluturim” dhe godet saktësisht me gjysmërove­shatë, me topin që përfundon në trekëndësh­in e majtë të portierit polak. Një gol që merr duartrokit­jet e të gjithë tifozëve në stadiumin "Vanda Metropolit­an". Skuadra e Diego Simeones gjen golin e barazimit 10 minuta më pas, por goli anulohet nga "VAR". Teknologji­a është një risi këtë sezon në kampionati­n spanjoll. Pjesa e parë përfundon me avantazhin e zikaltërve. PJESA E DYTË

Spanjollët janë më kërkues dhe rrezikojnë disa herë portën e skuadrës zikaltër. Simeone kërkon presing të lartë nga skuadra, e cila mundohet t'i afrohet portës së Handanoviç­it. Në të 57' është sërish Martinez që godet me kokë nga një rivënie këndore, por topi kalon ngjitur me shtyllën. Trajnerët e të dyja skuadrave freskojnë ekipin e tyre, duke futur në lojë lojtarë nga stoli. Atletiko ka rastin më të mirë në të 88' kur Handanoviç shpëton portën nga një gol i sigurt. Pjesa e mbetur e lojës nuk sjell asnjë rast të rrezikshëm dhe ndeshja përfundon me rezultatin e 0-1 për skuadrën e Luçiano Spaletit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania