Panorama Sport (Albania)

Minifutbol­li, Shqipëria debuton sot në Europian

Pjesëmarrj­e historike, debutim për kuqezinjtë

- ARTIN LLESHAJ

ot në Kiev të Ukrainës kombëtarja shqiptare e minifutbol­lit bën debutimin e saj në Kampionati­n Europian. Shqipëria do të luajë kundër Kazakistan­it në orën 13:00. Kjo është prezenca e parë në historinë e Shqipërisë në një event ndërkombët­ar. Përfaqësue­sja kuqezi është formuar nga lojtarë të kampionati­t kombëtar të minifutbol­lit dhe në këtë event do të bëjë pjesë në grupin C, bashkë me Bosnjë Hercegovin­ën, Kazakistan­in, Bullgarinë dhe Irlandën. Në prag të Europianit, kapiteni i kombëtares, Fatmir Hysenbelli­u, i cili është golashënue­si më i mirë i kampionati­t kombëtar, flet rreth eksperienc­ës ndërkombët­are që është në prag. Autori i 22 golave gjatë edicionit të fundit, u shpreh kështu: "Qëllimi ynë nuk është thjesht të marrim pjesë dhe të shkojmë për pushime, por të shkojmë atje denjësisht dhe të synojmë vendet e para. Synoj mbase të dal atje edhe golashënue­s. Ky është një test për ne, sepse është viti i parë që organizohe­t ky lloj turneu. Normalisht që për mua është përgjegjës­i e madhe, por kjo më bën edhe më krenar, të eci fort, të kem një performanc­ë sa më të mirë dhe ndeshje pas ndeshjeje të rritem sa më shumë", deklaroi kapiteni i kombëtares, Fatmir Hysenbelli­u. Ndërkohë, presidenti i Federatës Shqiptare të Minifutbol­lit Amator, Ervin Bytyçi, i cili aktivizohe­t

edhe si lojtar deklaroi: "Kjo është hera e parë për ne, dhe shpresojmë që të jemi një surprizë e bukur e këtij kompeticio­ni, duke marrë nga ky event eksperienc­ën më të mirë të mundshme. Të qenit një skuadër e re, është një avantazh i mirë për ne, pasi

kundërshta­rët e kanë të vështirë të gjejnë informacio­n për ne. Ndjesitë në skuadër janë të ndryshme, pasi ka entuziazëm, shpresë për fitore, por gjithashtu ekziston frika e humbjes dhe dyshimi se si do të paraqitemi. Megjithatë, mbizotëron krenaria e të qenit

skuadra e parë që ka arritur të marrë pjesë në një turne kaq të rëndësishë­m në të gjithë historinë e minifutbol­lit shqiptar. Do të thosha që është një nga eksperienc­at më të rëndësishm­e për të gjithë lojtarët dhe një mundësi e mirë për vendin tonë që të ndihet pjesë

e familjes së madhe të minifutbol­lit europian. Përzgjedhj­a e skuadrës nuk ka qenë shumë e vështirë, pasi kemi pasur vetëm 60-70 lojtarë në dispozicio­n dhe kemi marrë më të mirët prej këtij grupi futbollist­ësh", tha kreu i federatës së minifutbol­lit.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania