Panorama Sport (Albania)

Vllaznia në kaos, lojtarët duan largimin

Rrezik “shpërbërje­je”, shumë futbollist­ë janë në vëmendjen e klubeve të Superiores

- ADI URUÇI

Pas përzgjedhj­e së dy shes drejtor sportivtra­jner i ekipit, një tjetër shqetësim për shkodranët që do të haset menjëherë pas përfundimi­t të këtyre përzgjedhj­eve do të jetë se kush do të jenë lojtarët që do të stërviten për sezonin e ri. Kjo do të jetë një pikëpyetje e madhe, sidomos për sa u përket lojtarëve që kanë qenë titullarë në sezonin e shkuar dhe kanë përfituar paga të kënaqshme nisur edhe me homologët e tyre në klubet e tjera. Nga sa është bërë e ditur, me të gjithë lojtarët do të ulen drejtuesit dhe stafi i ri teknik dhe do të diskutojnë, pavarësish­t se ata kanë një kontratë në vazhdimësi me kuqeblutë. Për më tepër, lojtarë të tillë si Gocaj, i cili ka përfituar sa dyfishi i pagës maksimale që kanë vendosur drejtuesit për këtë sezon, mund të sjellin edhe ndonjë rrjedhje tjetër nga ekipi. Mirëpo, me pagën që është bërë e ditur se nuk do të kalojë më shumë se 2 milionë lekë (të vjetër) mund të sjellin edhe largime të tjera. Të mundshmit për t'u larguar janë lojtarët që po kërkohen nga skuadrat e Superiores: Krymi që është në fokusin e kampionëve të Skënderbeu­t e po ashtu edhe Sherri, i cili po kërkohet nga Tirana. Nëse klubi nuk i vendos atë që ata dëshirojnë, pavarësish­t se kanë një kontratë momentale, mund të sjellin një largim të mundshëm. Po ashtu edhe Bardulla e Marku, të cilët për momentin duken se do të qëndrojnë besnikë të klubit, mund të tundohen nga ekipet e tjera. Për Vllazninë jo vetëm vonesat në nisjen e punës, por edhe problemet e tjera mund të jenë një shqetësim për ecurinë e sezonit.

PËRZGJEDHJ­ET Pakkush po flet tanimë se Vllaznia ka nevojë edhe për përforcime. Ajo njeh vetëm largime nga skuadra që mbylli sezonin e shkuar, ndërsa nevojat për t'u kompletuar janë të mëdha dhe në çdo repart. Përzgjedhj­et edhe në këtë drejtim janë të kondicionu­ara nga shumë faktorë. Jo vetëm nga pagesat, por edhe nga pamundësia për të bërë afrimet që duhen, të lojtarëve që kanë cilësi për të bërë diferencën. Me sa duket, trajneri i ri dhe drejtori sportiv do ta kenë jo pak të vështirë edhe nisjen e punës. Përzgjedhj­a e tyre mësohet se do të kryhet deri të hënën, por deri tani gjithçka duket se është në kuadrin e fjalëve. Ka javë që flitet për një gjë të tillë, por pa gjëra konkrete. Gjithsesi, të hënën pritet që skuadra të dalë në stërvitje, ende pa mësuar se kush do ta drejtojë atë. Megjithatë, me një staf të aftë trajnerësh në radhët e akademisë dhe po ashtu edhe me eksperienc­ën e vetë administra­torit Lici, situata pritet të mos jetë shumë e vështirë. E rëndësishm­e është që puna të nisë dhe të saktësohet se kush do të jenë ata që do të veshin këtë fanellë për sezonin e ardhshëm.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania