Panorama Sport (Albania)

Ronaldo: Juve, shpërblej çdo qindarkë me trofe

“Tifozët dhe klubi më kanë pritur si mbret, ishte shumë e lehtë t’i thosha 'po' Juves”

- Përgatiti: JETON STAMOLLA

alënderoj pa fund tifozët dhe iu premtoj se do të fitojmë shumë tituj bashkë. Deri në fund...". Kristiano Ronaldo bën "nxehjen" në një intervistë të gjatë për "Juventus TV", përpara debutimit zyrtar në miqësoren e pasdites së sotme brenda familjes (Juventus A kundër Juventus B) dhe sigurisht debutimit në kampionat, në transfertë kundër Kievos, në orën 18:00, të datës 18 gusht. Dhe sigurisht që edhe kur bëhet fjalë për një intervistë të televizion­it të klubit, për portugezin është gjithmonë një vëmendje maksimale, deri te makijazhi i përdorur për të dalë përpara kamerave: "Gjalpë kakaoje?, - pyet ai përgjegjës­en e makijazhit dhe të dy së bashku shkëmbejnë të qeshura, pasi ajo e aprovon me kokë dhe habitet nga njohuritë e Kristianos edhe në lidhje me këto përbërës, madje duke i nënvizuar edhe në italisht, gjë që tregon se edhe provat me gjuhën e re kanë nisur. - Njoh tashmë gjithçka edhe kur bëhet fjalë për të tilla gjëra (qesh)".

Kristiano, edhe italishtja po ecën mirë me sa duket. "Gjalpë kakaoje" është fjala juaj e parë italisht që keni mësuar?

Jo. E para ka qenë ' mirëmëngje­s'.

Si ndiheni pas këtyre ditëve të para të kësaj aventure të re?

Realisht, shumë mirë. Gjithçka ka shkuar siç duhet, nga vizitat mjekësore te stërvitjet, por edhe në vizitat e ndryshme në qytet kanë qenë një kënaqësi. Personat prezent në stadium, tifozët, personat në qendrën sportive... Të gjithë më kanë pritur në mënyrën më të mirë të mundshme dhe realisht jam shumë i lumtur. Kisha pak kohë që nuk ndihesha i tillë dhe premtoj se do të shpërblej çdo sakrificë financiare që është bërë për mua.

Çfarë ju bëri që të zgjidhni Juventusin?

Pikësëpari, është një klub madhështor. Që në moshë të vogël e njihja këtë skuadër. Më pëlqente dhe shpresoja që një ditë të luaja këtu. Dhe më në fund do ta kem mundësinë që të vesh fanellën e një prej klubeve më të rëndësishë­m në botë. Është bukur të jesh te Juventusi, jam i lumtur.

Mund të na e thoni saktësisht se cili ishte momenti kur u bindët plotësisht që të vinit te Juventusi?

Nuk kishte një moment preciz. Në vitet e fundit jemi ndeshur disa herë me Juventusin dhe gjithmonë kam pasur ndjesinë se tifozëve italianë, unë Kristiano, u pëlqeja. Juventusi është klubi më i rëndësishë­m në Itali. Një ndër më të fortët në botë. Ishte një zgjedhje e thjeshtë për mua. Nuk ishte aspak e vështirë që t'i thosha "po", sepse e ritheksoj, Juventusi është një shoqëri e jashtëzako­nshme.

Pa dyshim që keni kujtime shumë të bukura sa herë keni luajtur në stadiumin bardhezi, por besojmë akoma më shumë nga ndeshja e fundit në "Allianz Stadium". Shënuat me atë roveshatë të pabesueshm­e dhe i gjithë stadiumi nuk nguroi që të ngrihej në këmbë dhe t'ju dhuronte 42 mijë duartrokit­je. Çfarë ndiet në atë moment?

Ishte e pabesueshm­e. Nuk më kishte ndodhur kurrë në karrierë diçka e tillë. Kur luan për një çerekfinal­e të Championsi­t kundër Juves, u shënon dhe i gjithë stadiumi në vend që të të urrejë të duartroket... Kjo ishte e jashtëzako­nshme! Ishte një ndjesi drithërues­e, shumë e bukur. Në fillim realisht u habita, u surprizova. Siç e thashë edhe më parë, e kam ndjekur që i vogël Juventusin, kam vazhduar ta ndjek gjithmonë dhe më pëlqente si klub. Por pas asaj nate, kur më duartrokit­ën, më pëlqeu edhe më shumë. Ishte realisht bukur.

Mund të themi se ai nderim nga tifozëria bardhezi influencoi në vendimin tuaj për të ardhur te Juventusi?

Nuk besoj. Sigurisht që detajet e vogla të ndihmojnë në një moment të caktuar për të marrë vendime të rëndësishm­e. Ndoshta, por nuk mund të them se ishte ky detaji që më lëkundi. Gjithsesi, të shihje të gjitha ata persona që të vlerësonin, tifozët, drejtuesit dhe të gjithë përbërjen e klubit që interesohe­shin për mua... Kjo po që bëri diferencën në disa mendime dhe vendime të miat.

Mbërritja juaj te Juventu-

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania