Panorama Sport (Albania)

Nexhipi kundër Cungut: U nxitua, Kukësi për titull

“Arritëm marrëveshj­e me Juventusin për huazimin e Ture”

- SKERDILAID SULOZEQI

derim Nexhipi i përgjigjet Arman do Cungut. Pas deklaratës së trajnerit pas ndeshjes në Gjeorgji se ky nuk është Kukësi i duhur dhe se nuk i intereson se kush e ka ndërtuar, drejtori sportiv ka folur dje për "SuperSport". Ai e ka cilësuar si nxitim të trajnerit atë deklaratë, ndërsa beson se grupi aktual do t'i japë titullin Kukësit.

"Nuk na shkoi ndeshja ashtu si duhet dhe unë mund të them se është një deklaratë e nxituar e Cungut në ato momente pas ndeshjes. Sidoqoftë, ai nuk ka shumë përgjegjës­i në këtë moment, sepse ka ardhur duke e gjetur ekipin në Europë. Nuk i ka bërë ai zgjedhjet e lojtarëve deri më tani apo të bëjë ndryshime. Megjithatë, unë më tepër i shikoj si deklarata të nxituara nga trajneri dhe besoj që do të mbyllet kjo çështje. Gjithsesi, unë e theksoj se në grup kemi kualitet dhe me dy afrime të tjera do të rritemi akoma. Këtij grupi duhet t'i jepet koha e duhur dhe normalisht besimi", deklaroi Nexhipi. BESIMI TE PËRMBYSJA

Drejtori sportiv i Kukësit beson te përmbysja ndaj Torpedos të enjten, por bën një apel për tifozët. "Mendoj se skuadra më tepër nuk ishte e gatshme në aspektin psikologji­k, sepse kishim shumë mangësi gjatë udhëtimit. Na u shkaktuan probleme jo të zakonshme, pasi tre lojtarët tanë kyç nuk ishin me ekipin. Gjatë lojës kishim disa momente të mira, si asnjëherë në ndeshjet e deritanish­me, por nuk arritëm të shënonim. Rexhinaldo shpërdoroi, por nuk mund ta fajësosh, sepse erdhi vetëm ditën e ndeshjes në mëngjes. Kishim shumë vështirësi, por kjo ndeshje e parë kaloi si kaloi dhe mendoj që do të tentojmë mrekullinë në kthim. Ne e pamë

kualitetin e Torpedos dhe është një skuadër që mund ta kalojmë, por duhet të kemi shumë besim. Për të bërë mrekullinë, na duhet edhe mbështetja e tifozëve. Me këtë rast po bëj një thirrje për tifozët, sepse në Gjeorgji na kanë bërë shumë padrejtësi që nuk kanë lidhje me futbollin. Na kanë lodhur tej mase dhe kanë bërë të pamundurën që të na i marrin ndeshjet me mënyra të tjera, me gjëra që nuk i takojnë futbollit. Asnjëherë nuk kemi pasur probleme me vizat. Normalisht i kërkuam ndihmë edhe UEFAs, që në fund ndërhyri, por ishin shumë gjëra, të cilat nuk na shkonin përshtat atë ditë". CUCULI DHE TURE

Lajmin ekskluziv i "Panorama Sport" për huazimin nga Juventusi të mesfushori­t guineas, Omar Ture, e konfirmon tashmë edhe vetë Nexhipi.

"Kemi afruar Ardian Cuculin, kualitetin e të cilit të gjithë e dimë. Në tri sezonet e fundit ka qenë lojtari kyç i sukseseve të Shkëndijës së Tetovës. Normalisht që njohjet e mia ndikuan dhe bëra maksimumin për ta sjellë te Kukësi. Me përvojën e tij do të rrisë akoma edhe më shumë nivelin e ekipit. Është një shtesë shumë e madhe për ekipin. Gjithashtu, goditja e dytë është një 20- vjeçar në pronësi të Juventusit, Omar Ture. Vjen në huazim dhe bëhet fjalë për një mesfushor që sezonin e fundit ka luajtur në Austri. Arritëm një marrëveshj­e dhe mendoj se po sjellim një mesfushor që do të na ndihmojë shumë. Nëse trajneri Cungu do të kërkojë të afrojë ndonjë lojtar tjetër, bashkë me presidenti­n do të bëjmë çmos që ta plotësojmë këtë kërkesë. Unë besoj se kemi kualitet dhe do të jemi pretendent­ët kryesorë për titull".

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania