Panorama Sport (Albania)

Superkupa, Laçi sfidon korçarët për trofeun zero lek

FSHF nuk jep asnjë shpërblim për klubin fitues

- JORGIS MEMO

Skënderbeu dhe Laçi do të diskutojnë për herë të tretë në përballjet mes tyre një finale të Superkupës së Shqipërisë. Në 2013-ën fituan korçarët pas goditjeve nga pika e bardhë e penalltisë, ndërsa në 2015-ën kurbinasit i kthyen reston Skënderbeu­t, pikërisht nga 11metërsha­t. Sot në 19:45 në stadiumin "Selman Stërmasi" skuadrat do të kenë mundësinë jo vetëm të bëjnë të tyren një trofe, por edhe të testohen në prag të startit të kampionati­t. Për herë të fundit Skënderbeu dhe Laçi janë përballur në finalen e Kupës së Shqipërisë, më 27 maj në "Elbasan Arena", ku bardhekuqt­ë u konfirmuan kampionë absolutë të sezonit 2017-2018, teksa fituan minimalish­t 1-0 pas një goli me penallti të Sabjen Lilajt. Ai takim prodhoi polemika për mënyrën sesi u akordua 11-metërshi, prandaj dhe në Laç e kanë të freskët kujtesën. Këtë herë kanë mundësinë të hakmerren ndaj një Skënderbeu, që vjen me një ekip 60% të ndryshuar në krahasim me finalen e fundit. Superkupa është një trofe që çuditërish­t FSHF-ja vijon të mos e vlerësojë financiari­sht, duke u mjaftuar me 30 medalje për fituesin dhe asnjë shpërblim. Çfarë thotë FSHF për Superkupën

* Ekipit fitues i dorëzohet Kupa dhe 30 medalje;

* kupa e fituesit të Superkupës modelohet dhe prodhohet në metal të çmuar, në ar dhe argjend, duke filluar me edicionin e parë të prodhimit për sezonin futbollist­ik 2012-2013;

* në përfundim të ceremonisë së dorëzimit të Kupës, klubi fitues ka të drejtë të marrë dhe të mbajë në ambientet e veta kupën origjinale, për një periudhë jo më shumë se 30 ditë nga dita e zhvillimit të ndeshjes;

* klubi fitues ka përgjegjës­i ta ruajë Kupën nga dëmtimet dhe humbja;

* klubi që ka marrë në dorëzim kupën origjinale duhet ta kthejë në zyrën e sekretarit të përgjithsh­ëm të FSHF-së brenda afateve;

* nëse klubi që ka marrë në dorëzim kupën origjinale e humbet ose e dëmton, atëherë është i detyruar të paguajë vlerën e përgjegjës­isë për kupën origjinale, sa 10 herë nga shumatorja e kostove të modelimit

dhe prodhimit të kupës origjinale përkatëse;

* vlera duhet paguar jo më vonë se 60 ditë nga dita e fundit kur klubi që kishte marrë kupën origjinale në dorëzim kishte detyrimin ta kthente pranë FSHF-së;

* me kthimin e kupës origjinale në zyrën e sekretarit të përgjithsh­ëm

të FSHF-së nga klubi përkatës, ky i fundit do të përfitojë një kupë kopje të modelit të kupës origjinale, e cila është e prodhuar nga metal i zakonshëm dhe është e larë në metal të çmuar, në ar;

* 30 medaljet e ekipit fitues të Superkupës së Shqipërisë

modelohen dhe prodhohen në metal të çmuar, në ar dhe argjend;

* 22 medalje shpërndahe­n për lojtarët e ekipit fitues, 4 për stafin teknik dhe 4 për sekretarin e klubit, oficerin e sigurisë, zëdhënësin e shtypit dhe presidenti­n e klubit;

 ??  ??
 ??  ?? Çast nga finalja e fundit Skënderbeu-Laçi 1-0, e vlefshme për Kupën e Shqipërisë
Çast nga finalja e fundit Skënderbeu-Laçi 1-0, e vlefshme për Kupën e Shqipërisë
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania