Panorama Sport (Albania)

Dilema për skemën, Mërgjyshi kërkon të befasojë Skënderbeu­n

Mungon kiliani, Fangaj spostohet në qendër

-

Laçi nuk ka se çfarë të humbasë, ndërsa Artan Mërgjyshi do të kërkojë trofeun e parë si trajner, pikërisht në debutimin e tij. Kurbinasit u kanë dhënë dje dorën e fundit përgatitje­ve, me kreun e pankinës që ka provuar dy skema loje, 4-2-3-1 dhe 4-3-3. Trajneri i ri kërkon të befasojë korçarët, duke bërë presing lart. Megjithatë, dilemat nuk mungojnë, pavarësish­t se alternativ­at janë të pakta. Goditja e merkatos, mbrojtësi kilian, Sebastian Toro, do të mungojë për shkak se ka vetëm dy ditë që bën stërvitje me grupin. Mërgjyshi do të bazohet te skuadra që u përfaqësua në Europë, me ndryshimin që në qendër të mbrojtjes, në krah të Gjonit, do të spostohet Abdurrahma­n Fangaj. Me shumë mundësi, në rolin e mbrojtësit të djathtë do të luajë Shtubina.

Trajneri - "Janë 90 minuta dhe ne do t'iu bëjmë hyzmetin për të marrë maksimumin. Është shansi për një trofe, që të gjithë e dëshirojnë dhe që më mungon edhe mua si trajner. Kam humbur një finale kupe me Dinamon ndaj Tiranës. Shpresoj ta nisim mbarë dhe të jetë një ogur i mirë për sezonin e ri, jo vetëm për mua si trajner, por për të gjithë skuadrën dhe dashamirës­it e Laçit. Si në çdo fushë te jetës, duhet të besosh. Ndaj, nuk mund të hysh në një kampionat apo finale trofeu po nuk besove. Edhe vetë grupi e ka këtë frymë të mbartur nga sezonet e shkuara. Ekipi lufton ndaj çdo kundërshta­ri", ka thënë Mërgjyshi.

Gjoni - "Jemi gati pas asaj pjesëmarrj­eje në Europë, që mund të them se ishte e suksesshme. Me afrimet e fundit besoj se do të jemi shumë më mirë. Shpresoj ta nisim sezonin me trofe. Asnjë ekip nuk e kemi frikë. Laçi ka traditë dhe bën paraqitje mjaft të mira. Do të luftojmë në maksimum ta arrijmë objektivin. Do të ishte shumë mirë ta nisim sezonin me një trofe, si për ecurinë e ekipit, ashtu edhe për moralin e të gjithë lojtarëve", deklaroi dje mbrojtësi Eglentin Gjoni për "SuperSport".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania