Panorama Sport (Albania)

Të kuqtë fitojnë me penalltinë e Telushit

-

Triangolar­ja e trofeut "Pascucci" nisi me takimin mes Lirisë së Prizrenit dhe Partizanit. Trajneri Skënder Gega hodhi në fushë një formacion me disa ndryshime nga sezoni i fundit, ku ra në sy pozicioni i ri i Esat Malës, i cili luajti në të djathtë të mesfushës dhe në fund të këtij 45-minutëshi rezultoi një gjetje. Mala u tregua shumë aktiv duke shërbyer disa topa në zonë për shokët e tij të skuadrës. Hebaj dhe Mensah e nisën të dy si titullarë, duke spostuar në stol Bardhin dhe Asanin. Fillimi i takimit ishte më i mirë për kosovarët, pasi ishin më të qartë. Por më pas të kuqtë e marrin veten dhe në minutën e dhjetë, Progni shënon gol, por anulohet nga gjyqtarët, pasi Mensah i ndodhur në pozicion jashtë loje dhe në rrezen e topit bëhet aktiv duke e spostuar këmbën dhe i hapi rrugën "sferës" që të shkonte në rrjetë. Loja nis të balancohet dhe ka dyluftime, kryesisht në mesfushë. Pas minutës së 20-të nis dominimi i të kuqve, të cilët arrijnë të kombinojnë mirë dhe me pasime të shpejta dalin rrezikshëm para portës së Lirisë. Në minutën e 25-të, Mala nga e djathta vertikaliz­on në qendër te Progni, por gjuajtja e këtij të fundit është e lehtë dhe del jashtë. Një minutë më pas, Progni shërben për Telushin në të djathtë, por gjuajtja e fortë e vlonjatit grushtohet nga portieri. Aksioni vijon dhe topi përfundon te Hebaj, brenda zonës së Lirisë, por shkodrani nuk arrin të finalizojë si duhet. Minuta e 27-të, Hebaj provon me të majtën në pozicion diagonal, por topi përfundon jashtë. Minuta 29, goditje dënimi për "demat". Telushi gjuan tokas, por përfundon jashtë. Në minutën e 34-t, Mala nga e djathta shërben në zonën e Lirisë, por gjuajtja e Telushit devijohet nga portieri. Topi i gjuajtur nga këndi preket me dorë nga një mbrojtës i Lirisë në zonë dhe gjyqtari akordon penallti. Në minutën e 36-të, Telushi merr përsipër gjuajtjen nga pika e bardhë dhe shënon, 0-1 për Partizanin. Dy minuta nga fundi i 45-minutëshit, Hebaj vertikaliz­on nga e majta në të djathtë për Prognin, por gjuajtja fluturimth­i e numrit shtatë të "demave" grushtohet nga portieri Hodaj.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania