Panorama Sport (Albania)

Kamara dhe Bicaj nderojnë Shkëmbin ndaj ish-ekipit

-

Teuta-Liria e Prizrenit ishte sfida e dytë e trofeut "Pascucci", ndeshje e cila u dominua totalisht durrsakët. Ky ishte një takim i veçantë për trajnerin Bledi Shkëmbi dhe Florind Avdyli, pasi luanin ndaj skuadrës ku bënin pjesë në sezonin e fundit, Liria. Risia ishte se në këtë takim trajneri Shkëmbi hodhi në fushë një projeksion të formacioni­t titullar për sezonin e ri, ku Tefik Osmani ka mbajtur shiritin e kapitenit te "djemtë e detit". Teuta ishte superiore në këtë takim, ndërsa kosovarët dukeshin të pafuqishëm në fushë dhe vetëm në minutën e 41-të arrijnë të kryejnë gjuajtjen e parë në portën e Teutës. Të besuarit e Shkëmbit ishin më të qartë në lojën e tyre dhe që në minutën e 13-të, Avdyli shënon në portën e ish-skuadrës së tij, por gjyqtari e zhvlerëson golin, pasi futbollist­i i Teutës kishte shkaktuar më parë faulle ndaj mbrojtësit Daci. Por nuk vonon dhe në minutën e 17- të, Kamara shënon me kokë golin e parë. Topi i harkuar nga këndi shkon te Bicaj, që me kokë e afron te porta. Gjuajtja e lezhjanit goditet po me kokë nga Kamara dhe, pasi përplaset në shtyllën pingule, kalon poshtë krahut të portierit dhe përfundon në rrjetë. 1-0 për Teutën. Teuta dominon totalisht, por te kosovarët ndikuan edhe ndërrimet e shumta që kreu trajneri Gjinali. Në minutën e 27-të, Avdyli nga këndi e dërgon topin në zonë, por portieri Salihi sapo hyn në fushë gabon në zotërimin e topit dhe Bicaj i ndodhur pranë e dërgon në rrjetë. 2-0 për Teutën. Pas këtij momenti, durrsakët krijojnë edhe disa raste të tjera shënimi, por Latif shpërdoron. Në minutën e 41-të vjen gjuajtja e parë e Lirisë në portën e Teutës, por topi i goditur me kokë nga Karahoda pritet nga portieri Isli Hidi. Në përfundim të kësaj ndeshjeje, ish-portieri i Kombëtares, Hidi, u shpreh: "Futbolli shqiptar është zhvilluar dhe ka ecur, kjo shikohet edhe nga paraqitjet e skuadrave shqiptare në Europë. Te Teuta besojmë se jemi një ekip që synojmë vendet e para në klasifikim. Ndeshje pas ndeshjeje do të konsolidoh­emi dhe shikoj se ekipi ka rritje. Dëshira dhe pasioni për futbollin nuk më ka mbaruar, ndaj me përgatitje­n time besoj se do të luaj edhe disa vite në futbollin shqiptar".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania