Panorama Sport (Albania)

Belica dhe Mala i japin trofeun skuadrës së Gegës

-

Takimi i tretë mes Teutës dhe Partizanit ishte vendimtar për fitimin e trofeut, pasi të dyja ekipet vinin pas fitoreve në 45 minutat e para, ku pa dyshim durrsakët ishin më favoritë, pasi i kishin shënuar dy gola Lirisë, përkundrej­t një të "demave". Të dy trajnerët hodhën në fushë formacione të modifikuar­a nga ato të sfidave të para, duke u dhënë mundësi edhe lojtarëve të tjerë. Madje, gjatë ndeshjes ndërrimet ishte të shumta në të dy kampet, por pa e ulur ritmin e lojës. Partizani e dominoi takimin dhe shfaqi një nivel dhe saktësi më të madhe se në takimin e parë. Të besuarit e trajnerit Gega e nisën me vrull sfidën. Në minutën e pestë, Telushi shikon daljen e portierit të Teutës dhe provon me një gjuajtje në formë parabole, por Celeski arrin të grushtojë. Një minutë më pas, Mala shërben për Asanin, i cili provon dy herë, por topi përfundon jashtë në fund. Në minutën e 16- të vjen tentativa e parë e durrsakëve, ku gjuajtja e Latif përfundon jashtë. Në të 17- ën, Mala u rrëmben topin vendësve dhe nga e djathta e sulmit, në pozicion të prirët me portën, gjuan bukur, por grushton portieri Celeski. Teuta nuk e ka freskinë dhe saktësinë që demonstroi në 45minutësh­in me Lirinë e Prizrenit, ndërsa të kuqtë janë më të zhdërvjell­të, pasi e vizitojnë shpesh portën durrsake. Minuta e 24-t sjell edhe zhbllokimi­n e rezultatit. Trashi nga këndi e dërgon topin në zonë, Belica i pamarkuar kërcen lart dhe me kokë e dërgon në rrjetë, 1-0 për Partizanin. Edhe pas golit vijon kontrollim­i i lojës nga të kuqtë dhe në minutën e 30-të Esat Mala, pa dyshim lojtari më i mirë i këtij turneu, shënon një super gol. Pas një galopimi në mbrojtjen durrsake duke i kaluar të gjitha pengesat, Mala shënon, 0-2 për "demat". Pas këtij goli, të shumta ishin zëvendësim­et dhe takimi mbyllet me një gol të anuluar të durrsakëve. Në minutën e 44-t, Shkalla ishte në pozicion jashtë loje në momentin që e shtyu topin në rrjetë dhe goli anulohet nga gjyqtarët e takimit. Me fitoren 2-0 të Partizanit u mbyll edhe kjo sfidë, duke i bërë "demat e kuq" si fituesit e edicionit të dytë të trofeut "Pascucci".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania