Panorama Sport (Albania)

Gega: Gati për Skënderbeu­n

"Hebaj e Mensah afrime me vlera, vjen edhe një dhe marrim frytet në fund"

-

Trajneri Skënder Gega ka mbetur i kënaqur nga paraqitja e ekipit në triangolar­en e djeshme, por ai pret akoma më shumë. Ai pohoi për "RTSH" pas përfundimi­t të turneut se prioritet i Partizanit mbetet premiera me Skënderbeu­n. Sipas Gegës, skuadra e tij është gati, por ka shumë punë për të bërë. Trajneri i të kuqve, përveç vlerësimit të lojës dhe paraqitjes së ekipit, foli edhe për elementë të veçantë, ku me pozitivist­et foli për Hebajn dhe Mensah, por merkato quhet e hapur, pasi pritet të paktën edhe një afrim tjetër.

Gega, fituat trofeun, por a jeni kënaqur nga ekipi?

Vijmë nga një fazë përgatitor­e e ngarkuar me nga dy seanca, por erdhëm për të respektuar këtë trofe. Gjithsesi, jemi të kënaqur, kryesisht nga pjesa e dytë se në të parën patëm disa probleme, pasi lojtarët akoma nuk janë liruar. Qëllimi ynë është ndeshja me Skënderbeu­n ku duhet të jemi në gjendje optimale. U dhamë mundësinë edhe lojtarëve të rinj. Megjithëse jam i kënaqur, kemi akoma shumë punë për të bërë.

Keni shumë punë për të bërë, por kishit ndryshuar diçka nga Partizani i sezonit të fundit. Mendoni se me këtë brumë që keni, skuadra mund të ecë lart, pasi edhe blerjet nuk kanë qenë të shumta?

E kam thënë edhe më parë që jam i kënaqur me këta djem që po punoj Kjo është puna ime dhe për sa kohë kam këtë brumë, më duhet t'u marr 100% dhe ata po e japin atë. Nuk jemi perfekt, duhet të punojmë akoma, pasi kampionati është diçka tjetër nga ky trofe. Ardhjet e reja duan kohën e tyre të përshtaten dhe

them se të dy (Hebaj dhe Mensah) janë afrime me vlera. Gjithsesi, presim edhe një afrim tjetër.

Në pjesën e parë palë lëvizje pozicionit të Prognit dhe Mensah në të majtë, mund të quhet zgjedhje e duhur?

Mensah luan në të dy pozicionet, si në krahë dhe në qendër, ashtu si Progni. Ai nuk ishte në 100 për qind sot (dje), megjithëse u mundua. Unë kam qenë dakord që ai të vijë dhe i duhet kohë, pasi nuk ka luajtur më parë me skemën 42-3-1. Gjithsesi, ne i dhamë mundësi Hebajt dhe Mensah

që të bashkëpuno­nin. Koha ka qenë e shkurtër, ndaj nuk mund të marrim ndonjë notë super pozitive nga ata. Ndaj të punojmë më shumë në vijim dhe të marrim më të mirën, pavarësish­t sistemit që luajmë.

Hebaj gaboi në disa raste, a mund të themi se ai është nën presion?

Nuk më shqetëson humbja e rasteve, pasi është një lojtar i mirë dhe besoj se ka të ardhme. Është pjesë e Partizanit. Raste humbasin edhe lojtarët me kualitetet shumë herë më të lartë. Hebaj ka një sjelle profesiona­le në stërvitje dhe në lojë dhe besoj se e kemi fituar atë.

Dy ndeshjet e para i keni në transfertë, a është gati Partizani për sfidën e parë me Skënderbeu­n?

Besoj se jemi gati. Edhe ndeshja që bëmë në Maribor ishte një shenjë e mirë dhe optimizmi se jemi gati për të përballur pa e nënvlerësu­ar kampionati­n shqiptar. E kam theksuar se në Superiore nuk ka diferenca të mëdha, ndaj duhet të bëjmë punën tonë dhe të jemi të kënaqur. Kërkesat janë shumë të mëdha dhe besoj se klubi do të na mbështesë. Lojtarë po japin maksimumin dhe në fund them se do t'i marrim frytet.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania