Panorama Sport (Albania)

"Teutës i duhet pak kohë"

-

Trajnerin Bledi Shkëmbi e pret një sfidë e vështirë te Teuta, por ish-kapiteni i Skënderbeu­t e pret me qetësi dhe siguri këtë eksperienc­ë në krye të pankinës durrsake. Teuta fitoi duelin me Lirinë e Prizrenit, por u mund nga Partizani. Gjithsesi, Shkëmbi, në prononcimi­n e dhënë pas triangolar­es për "RTSH" pranoi se pret më shumë nga ekipi, por në përgjithës­i është i kënaqur. Ai pranoi se merkatoja e Teutës është thuajse e mbyllur. Paraqitja- "Presim akoma më shumë nga ekipi, por në përgjithës­i jam i kënaqur, sidomos nga ndeshja e parë. Normal që nuk mund të krahasosh Lirinë me Partizanin, pasi të kuqtë kanë një ekip më të kompletuar dhe të fortë. E di mirë që afrimet e fundit kanë vështirësi dhe synimi ynë kryesor është që pas një jave kur nis edhe kampionati, të gjithë lojtarët të jenë në maksimumin e tyre".

Afrimet- "Sigurisht që afrimet duan kohën e tyre, por kemi disa lojtarë me eksperienc­ë në ekip, të cilët janë gërshetuar me të rinjtë. Një ekip që është bërë rishtas do kohën e tij, por kjo nuk është një arsye për të mos bërë mirë. Kemi edhe një javë kohë dhe shpresoj që në ndeshjen e parë të kampionati­t të jemi në maksimum".

Rivaliteti i sezonit- "Duke parë skuadrat dhe përbërjet e tyre mendoj se ky ndoshta do të jetë kampionati më i rivalizuar, sepse për mendimin tim të gjitha ekipet janë aty-aty". Merkato- "Mendoj se merkaton e kemi mbyllur, por kur ka kohë, gjithmonë nuk i dihet. Në pjesën më të madhe e kemi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania