Panorama Sport (Albania)

Prova gjenerale, Kastrioti shkëlqen ndaj Ilirisë

-

Kastrioti ka zhvilluar dje miqësoren e fundit përpara fillimit të sezonit të ri, teksa u përball në "shtëpinë" e tij të re, në "Redi Maloku" me Ilirinë. Krutanët e nisën me një formacion 4-5-1, dhe gjasat janë që edhe ndaj Luftëtarit të zbresin në fushë me të njëjtën përbërje. Takimi u fitua nga Kastrioti me rezultatin 3-1. Momente paniku pati në minutën e 20-të të takimit. Loja po zhvillohej normalisht, mirëpo lëkundjet e forta të tërmetit krijuan panik në shkallët e stadiumit ku dhjetëra tifozë që po ndiqnin ndeshjen u ngritën në këmbë për t'ia mbathur, por kohëzgjatj­a e lëkundjes ishte e shkurtër çka në pak sekonda gjithçka u kthye në normalitet. Takimi nis mirë për krutanët, të cilët shfaqen rrezikshëm që në sekondat e para. Në minutën e 15-të vjen edhe goli i parë, pas disa pasimesh të njëpasnjës­hme nga krutanët, është Çutra ai që jep një top për Rrahim, i cili me një goditje tokazi, zhbllokon rezultatin. Në minutën e 30-të, do të vinte dhe goli i dytë, një goditje nga këndi do të shndërrohe­j në gol nga Çela. Dy minuta më vonë, është Patrik Bardhi, që me një inkursion personal arrin të depërtojë në zonën fushë-krujase dhe shënon e golin e tretë, rezultat me të cilin mbyllet edhe pjesa e parë. Pjesën e dytë, krutanët e nisin me një formacion ndryshe. Fushë-krujasit shfaqen më kërkues dhe krijojnë shumë raste dhe në minutën e 55-të shënojnë golin e nderit me Turkajn. Bujar Balliu GOLAT: Turkaj 55' / Rrahim 15', Çela 30', Bardhi 32' ILIRIA: Baku, Sala, Selmani, Papleka, Gjokeja, Turkaj, Zuna, Kurti, Xhaferri, Doçi, Bardhi.

( U aktivizuan: Janot, Demiraj, Cani, Balluku, Masha, Kulli). Trajner: Fatmir Sala KASTRIOTI: Kuka, Husein, Lila, Çela, Stijepoviç, Shehu, Rrahim, Bardhi, Çutra, Mziu, Marku. ( U aktivizuan: Domgjoni, Atsina, Ymeraj, Puja, Hoxha, Vatnikaj, Caca, Shehu, Lilaj, Vogli, Neziri). Trajner: Elvis Plori GJYQTARË: E.Burgu, O.Loci, B.Burgu (Fushë-Krujë)

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania