Panorama Sport (Albania)

Kukësi, thirrje tifozëve për... mrekullinë

Verilindor­ët thumbojnë gjeorgjian­ët: Përdorën strategji të ndryshme për të na ndalur

-

Rezultati 5-2 është nga ata që nuk lë shumë vend për të besuar, por duket se Kukësi nuk është dorëzuar ende. Në prag të ndeshjes së dytë të turit të tretë të Europa Ligës, verilindor­ët u bëjnë thirrje tifozëve që të jenë të shumtë në numër në mënyrë që të provojnë të gjithë së bashku të përmbysin Torpedo Kutaisin. Në një deklaratë të bërë në faqen zyrtare të klubit, fillimisht thuhet se humbja e sfidës së parë erdhi për shkak të faktorëve jashtë fushës së lojës, të cilët ndikuan dhe nuk e lanë skuadrën të shprehej ashtu siç duhej. FAKTORË TË JASHTËM - Verilindor­ët e trumbetojn­ë edhe një herë me të madhe që rezultati 5-2 që u prodhua në fushë nuk ishte fryt i lojës, por i problemeve me vizat për disa lojtarë si Rexhinaldo, Maliqi, Ethemi dhe Maloku. "Kukësi regjistroi rezultat negativ në ndeshjen e parë ndikuar nga shumë faktorë. Gjeorgjian­ët përdorën lloj-lloj strategjis­h dhe ia dolën. Por, nuk ka mbaruar", shkruhet fillimisht në deklaratë.

TË GJITHË BASHKË - Përmes saj, Kukësi ka ftuar të gjithë tifozërinë kuksiane, por edhe sportdashë­sit e tjerë për të mbështetur ekipin në ndeshjen e kthimit kundër Torpedos. "FK Kukësi i fton të gjithë tifozët kuksianë, por edhe ata tifozë të tjerë shqiptarë brenda dhe jashtë vendit për të mbështetur skuadrën në ndeshjen e kthimit kundër ekipit gjeorgjian Torpedo Kutaisi, sfidë që do të luhet më 16 gusht në "Elbasan Arena", në orën 19:00. Duke pasur mbështetje­n maksimale të tifozërisë, djemtë do të jenë akoma më të motivuar për të bërë përmbysjen e madhe. FK Kukësi beson se prania e tifozërisë është vendimtare në ndeshjen e kthimit. Të gjithë bashkë do ia dalim, mos mungoni! Forca djem, para Kukësi", përfundon deklarata e Kukësit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania