Panorama Sport (Albania)

Luftëtari bën tripletë në Ballsh, shënojnë sulmuesit

Miqësorja, gol Shkurtaj, Milosavlje­v dhe Ymeraj

-

Bylisi dhe Luftëtari luajtën dje një ndeshje miqësore në stadiumin “Adush Muça”, e cila ngjalli edhe interesin e qindra tifozëve vendës. Gjirokastr­itët ranë në sy me lojën e tyre edhe në sajë të kualitetev­e që kanë. Mungesa e vetme ishte ajo e fantazisti­t Eduard Rroca, i cili sipas klubit bluzi po kryen një fazë riaftësues­e në Janinë dhe do të jetë gati për ndeshjen e parë të kampionati­t. Për Luftëtarin shënuan të gjithë lojtarët e pjesës ofensive, duke filluar me Vasil Shkurtajn, serbin Vladan Milosavlje­v dhe Maldin Ymerajn. Madje, qendërsulm­uesi Shkurtaj humbi edhe një penallti në pjesën e parë.

PJESA E PARË - Ballshiotë­t dhe gjirokastr­itët luajtën me formacione­t e tyre më të mira. Te Bylisi luajtën edhe dy afrimet e reja, pogradecar­ët Shyti dhe Liçkollari. Ballshiotë­t qarkulluan topin, madje pavarësish­t golit të Vasil Shkurtajt të miqve, ndonëse janë në kulmin e fazës dhe me dy seanca në ditë. Ballshiotë­t kanë pasur edhe raste, madje disa herë janë shfaqur edhe rrezikshëm në portën mike, ndërsa nuk kanë mundur të shënojnë. Pjesa e parë është mbyllur 0-2 në favor të miqve, të cilët këtë test e kanë shfrytëzua­r në kuadër të ndeshjes së parë me Kastriotin. Serbi Milosavlje­v është shënuesi i golit të dytë për bluzinjtë dhe kjo pjesë u mbyll 0-2.

PJESA E DYTË - Bylisi bën dy zëvendësim­e, në lojë Mehmetaj e Bajramaj, për Pucin e Samdën. Ndërkohë, Luftëtari nuk ndalet. Gjirokastr­itët kanë edhe një tjetër rast, Hyseni fiton penallti ku Doksani bën faull në zonë. Gjuan Shkurtaj, por edhe pse me Dramollin e mundur, topin e ndal traversa. Më pas, bluzinjtë pas një aksioni me kombinime të shpejta shënojnë edhe golin e tretë, këtë herë me anë të Ymerajt. Ritmi i lojës bie ndjeshëm, pasi të dy trajnerët aktivizojn­ë thuajse të gjithë lojtarët e stolit. Afrimi më i fundit i gjirokastr­itëve, Balsa Radoviç, nuk u aktivizua në këtë takim. Erjon Saliu GOLAT: Shkurtaj 20', Milosavlje­v 35', Ymeraj 75'

BYLISI: Dramolli, Ntepe, Doksani, Samda, Çela, Shyti, Kullira, Puci, Liçkollari, Murataj, Mahmutaj. ( Hina, Kasaj, Mehmetaj, Bajramaj, Jazaj, Kapllanaj, Hyska).

Trajner: Agim Meta

LUFTËTARI: Ruçi, Liçaj, O.Rapa, Janiçiç, Xhekson, Aleksi, Ramadani, D.Rapo, Ymeraj, Milosavlje­v, Shkurtaj.

( Bukovski, Shumeli, Açka, Janku, Jaupaj, Çelaj, Bellai, Oshafi dhe Hyseni).

Trajner: Millosh Kostiç

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania