Panorama Sport (Albania)

Dilema për të huajt, nuk bindin sulmuesit

Ofei dhe Karabeli nuk ngrohin, Tiranës i duhet një bomber

- OLSI AVDIAJ

Tiranë pa ngjyrë bardheblu mund të konsideroh­et ajo e djeshmja në miqësoren e zhvilluar brenda grupit. Ndonëse për bardheblut­ë dje pasdite ishte organizuar një përballje brenda ekipit, takimi dhe performanc­a nuk ka kënaqur trajnerin Ze Maria. Gjashtë ditë pas miqësores së humbur me Prishtinën, Tirana zhvilloi dje një tjetër takim për të parë gjendjen e grupit. Këtë herë brenda skuadrës. Në fakt, ishin drejtuesit e skuadrës ata që kishin kërkuar këtë miqësore për të parë ndryshimin nga ndeshja e fundit. Në tribunën e "Skënder Halilit", veç Hektor Çomos ishte edhe portieri Ilion Lika, i cili pa vetëm një pjesë të takimit.

NDESHJA - Hoze Marselo Ferreira ka hedhur si titullarë në miqësoren e djeshme 11shen që mendon se do të luajë titullare në sfidën e parë me Kamzën. Në portë, Abibi dhe më pas Kërçiku, Turtulli, Atinga, Hoxhallari, Hasani, Daja, Maveje, Karabeci, Kobina dhe në sulm Sentamu. Në krahun tjetër Kodra, Cake, Berisha, Imami, Doka, Greca, Çelhaka, Ofei, Halili, Blazhevski, Karabeli. Gjithsesi, loja në minutat e para të sfidës është e avashtë. Skuadrat janë të rënduara fizikisht dhe duket qartë se Tiranës I i duhet një sulmues. Në fakt, loja është e dobët dhe ekipi i parë mezi qarkullon topin, aq sa kapiten Karabeci e kërkon me ngulm këtë veprim. Të parët që kaluan në avantazh ishin djemtë e ekipit të rezervave, me Blazhevski­n që zhyt një top në portë nga brenda zonës. Nuk kalojnë as 60 sekonda dhe Maveje me ndihmën e Kobinës baraspesho­n rezultatin. Loja nuk është e mirë dhe ndihet mungesa e një qendërsulm­uesi të mbajë ekipin përpara. Edhe dyshja Karabeli-Ofei nuk është se bën ndonjë gjë të madhe në fushë. Pas një loje pa ngjyrë, por dhe me lojtarë të ngarkuar, mbyllet pjesa e parë në baraspeshë.

PJESA E DYTË - Për më shumë se 10 minuta, Ze Maria u mban leksion titullarëv­e në fushë. I pakënaqur nga loja, vendos të kalojë në ekipin e parë Dokën si mesfushor i djathtë në vend të Hasanit, Grecën majtas në vend të Kobinës dhe Caken në vend të Atingës. 11-shja është skuadra tipike e Kategorisë së Parë. Dhe menjëherë ekipi i titullarëv­e kalon në avantazh me Grecën. Loja vazhdon të çalojë dhe kjo duket. Skuadra është shumë e lodhur dhe nuk funksionon si mekanizëm më vete. Ekipi i dytë lufton më shumë për të fituar takimin. Në fillim, Hasani barazon me penallti lojën dhe më pas Halili kalon në avantazh rezervat. Miqësorja mbyllet 2-3 në favor të ekipit të dytë, por loja ka qenë e dobët, pa ritëm dhe forcën e zakonshme të bardhebluv­e, të cilët janë vetëm një javë nga debutimi në Superiore.

SULMUESI - Është imperativ kategorik! Tiranës i duhet një sulmues dhe në mënyrë urgjente. Ndonëse Sentamu është munduar, ai

nuk mund ta bëjë dot këtë rol dhe kështu, Ze Maria dhe Tirana duhet të gjejnë lojtarë për në sulm. Po kështu u pa fare qartë edhe mundësia e kufizuar e dy lojtarëve të afruar në sulm, Ofei dhe Karabeli, të cilët nuk janë në lartësinë e pritshmëri­ve të Tiranës.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania