Panorama Sport (Albania)

Gara për trajner, tërhiqet turku Engin Firat

Vllaznia/ Hasani favorit për administra­tor, Lika e Martini në garë për stolin

-

Turku Engin Firat, i cili ishte një nga garuesit për të dyja pozicionet vakante te Vllaznia, atë të drejtorit sportiv dhe trajnerit, mësohet se nuk do të presë më që të përzgjidhe­t nga drejtuesit më të lartë të klubit. Po ashtu, edhe ish-trajneri Baldo Raineri nuk ka më besim në këtë përzgjedhj­e. Kjo do të ndihmojë jo pak edhe numrin një të klubit, kryebashki­aken Voltana Ademi, që të përzgjedhë emrin e ri të pankinës dhe të drejtorit sportiv. Kandidatët - Alternativ­a më e mundshme për një nga dy postet, atë të drejtorit sportiv, nga burime të tërthorta mësohet se do të jetë Alban Hasani. Ai mban postin e drejtorit sportiv të akademisë Vllaznia, ku pa dyshim merita në ecurinë e mbarë të kësaj akademie ka edhe vetë Hasani. Ndërsa në postin e trajnerëve, alternativ­at janë reduktuar në dy: ata që po presin për vendin vakant në krye të stolit kuqeblu janë Edi Martini dhe Hasan Lika. Këta dy të fundit janë edhe emrat më të diskutuar në ambientin sportiv në Shkodër sa herë që bëhet fjalë për një temë të rëndësishm­e si kjo e përzgjedhj­es së trajnerit. Gjithsesi, asnjëri prej tyre nuk duket se ndihet më i avantazhua­r. Si Martini edhe Lika e njohin mirë Vllazninë dhe kjo i bën ata që të jenë edhe besues që numri një i klubit, kryebashki­akja Ademi, do të arrijë që të përzgjedhë njërin prej tyre.

Bisedimet - Me Likën mësohet se është biseduar deri më tani, i cili besohet se ka marrë një OKin për këtë gjë. Po ashtu shprehet edhe Martini, që beson se pas votës së dhënë nga administra­tori dhe bordi, do të ketë një vendim pozitiv edhe nga kryebashki­akja. Tani koha kalon dhe presidentj­a Ademi do të thotë fjalën e saj, por për të mësuar se kush do të jetë trajneri i ri, duhet të presim akoma. A.Uruçi

 ??  ?? Engin Firat
Engin Firat

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania