Panorama Sport (Albania)

Tomori firmos me një brazilian, priten të tjera afrime

Mbrojtësi shihet si përforcim cilësor për ekipin

- ERIS SYLYKU

Jean Rodrigo është loj tari më i ri brazilian në Kategorinë e Parë. Klubi i Tomorit ka zyrtarizua­r marrëveshj­en me mbrojtësin brazilian Jean Rodrigo, i cili prej disa ditësh kishte dalë në provë me skuadrën beratase. Rodrigo është aktivizuar në ligën e dytë braziliane, teksa shquhet për aftësi pozicional­e dhe është tepër i fortë në dyluftimet me kundërshta­rin. Tomori synon të tjera prurje cilësore këtë merkato. Drejtuesit më të lartë të klubit kanë garantuar se do të krijojnë

një skuadër të konsolidua­r, në mënyrë që ngjitja në Kategorinë Superiore të bëhet më e lehtë. Kryetari i Bashkisë së Beratit, Petrit Sinaj, që është edhe presidenti i klubit me aksione të plota, të cilat i zotëron institucio­ni që ai udhëheq, duket se tashmë i ka marrë vetë në dorë "frenat" e merkatos dhe po

punon për të sjellë në Berat futbollist­ë me kualitet. Për "Panorama Sport", drejtuesit e klubit u shprehën se çdo gjë po studiohet me kujdes dhe objektivi i vetëm është "top 10-shja" e ekipeve elitare. Sipas tyre, po punohet me intensitet dhe po shikohet çdo pistë të mundshme, në mënyrë që brenda muajit, Tomori të ketë një ekip të konsolidua­r dhe pretendent­e kryesore për t'u ngjitur në elitë. Deri në këto çaste janë zyrtarizua­r vetëm disa prej futbollist­ëve që e meritojnë të jenë pjesë e këtij projekti, pasi për një vend në Superiore do të jetë një garë e ashpër dhe nevojiten futbollist­ë dinjitozë dhe me eksperienc­ë. Në Berat, deri tani kanë siguruar shërbimet e futbollist­ëve: Kaloshi, Çaço, Koleci, Ahmetaj, Kingsley, Friday dhe Rodrigo, dhe kjo i bën drejtuesit të jenë më të sigurtë. Futbollist­ët e mësipërm janë më të mirët në këtë kategori dhe gjithçka do të shikohet në fillimin e kampionati­t.

ILIR GJYLA

 ??  ?? Jean Rodrigo gjatë prezantimi­t te Tomori
Jean Rodrigo gjatë prezantimi­t te Tomori

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania