Panorama Sport (Albania)

Maliqi vijon të surprizojë në miqësore

-

U mbyll pa fitues miqësorja mes Maliqit dhe Pogradecit, të zhvilluar në stadiumin "Jovan Asko". Edhe pse përballë ishin dy skuadra të kategorive të ndryshme, në fushën e lojës nuk u vunë re diferenca, madje ishin vendësit e Egli Malësisë, ata të cilët ishin shumë pranë fitores. Ndeshja - Loja u nis e shpejtë dhe me dyluftime nga të dyja skuadrat. Në minutën e 7- të, Tahirllari shkëputet bukur dhe del i vetëm përballë portierit Mali, teksa pengohet në zonë nga mbrojtësit kundërshta­rë, për kryesorin Hamzaj nuk ka dyshime, 11metërsh në favor të Maliqit. Është vetë sulmuesi, i cili merr përsipër penalltinë, duke kaluar Maliqin në avantazh. Pavarësish­t epërsisë, vendësit nuk e ulën ritmin dhe iu afruan ndjeshëm golit të dytë me Maken dhe Muçollarin, por me fat portieri i liqenorëve, i cili portën nga goli i dytë. Kur të gjithë prisnin përfundimi­n e pjesës së parë, në minutën e parë shtesë, Shkullaku godet bukur nga brenda zonës, duke dërguar topin në trekëndësh­in e Marës, pjesa e parë mbyllet në barazim 1-1.

Në pjesën e dytë, Pogradeci tenton ta kontrolloj­ë lojën, por pa krijuar rrezik në portën e Maliqit. Meçollari nga e djathta provon me një goditje potente, por Mali devijon bukur në këndore. Skuadra e Fetollarit provoi me Ivanin, i cili goditi bukur me kokë, por topi përfundoi mbi kuadrat. Duhet të shkonte minuta e 85-të, që Maliqi të kalonte përsëri në avantazh. Japullari nis bukur nga e djathta, Xhoni Ivanin, i cili harkon një top të bukur në zonë, aty ku ndodhej Ametlli, që nuk fali, duke dërguar topin në rrjetë. Vetëm 10 minuta i mjaftuan sulmuesit për të gjetur rrjetën. Pogradecar­ët nuk u pajtuan me këtë rezultat dhe në minutën e katërt shtesë barazuan shifrat me sulmuesin Paolo Ivani, i cili me një kthesë të bukur dërgoi topin në rrjetë, duke shmangur kështu humbjen e parë në miqësore. Paraqitje dinjitoze për Maliqin, që militon në Kategorinë e Dytë. Miqësoren e radhës Maliqi do ta zhvillojë përballë Orikumit ditën e martë në orën 17:30. I.Merolli

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania