Panorama Sport (Albania)

Lushnja dhe Egnatia ndalen te barazimi

-

Lushnja dhe Egnatia barazuan 1- 1, në një ndeshje testuese në stadiumin "Roza Haxhiu". Gjyla i Lushnjës pa braziliani­n Xheferson dhe i mjaftuan 24 minuta për të kuptuar se nuk vlen për verdhejesh­ilët, ndërsa për Gjonin, braziliani Jagu do të mbetet në provë tek Egnatia. Sulkja dhe Allkanjari u stërvitën veçmas dhe nuk u aktivizuan. Ndërsa, sulmi i Egnatias Canka-Agastra është në infermieri pas dëmtimeve në miqësoren me Partizanin. Për kronikë Egnatia kaloi në avantazh me nigerianin Ezike, i cili shfrytëzoi mjaft mirë një dalje të pastudiuar të portierit Arjol Kaloshi. 11 minuta më vonë, lushnjarët barazuan me anë të 19-vjeçarit Rediol Ademi, i cili shfrytëzoi një pasim të bukur me kokë të marrë nga Fejzaj. Kthesa e bukur me të majtën befasoi Ademin. Çudia në "Roza Haxhiu" ishte se tribuna qendrore ishte gati 80 për qind e mbushur me spektatorë, ndërsa një grup ultrasish u vendosën në pjesën jugore të stadiumit. Lushnja mund të kishte fituar miqësoren me fqinjët, por goditja e Alushit në minutën e 75- të gjeti traun e portës së Ajazit. Sefa ka qenë disa herë pranë golit, ndërsa nga ana tjetër Bejte vendosi shpejt sigurinë në portën lushnjare. Duke vënë në punë eksperienc­ën, portieri lushnjar bëri disa ndërhyrje të mira, sidomos në një kthesë të Dimos.

GJONI- Trajneri i Egnatias, Vladimir Gjoni, ish-sulmuesi i skuadrës së Lushnjës në sezonin 2002- 2003 në konferencë­n për shtyp tha se skuadra e tij po funksionon më së miri. "Kemi pothuajse tri javë që

stërvitemi. Pavarësish­t se të dyja skuadrat janë të ngarkuara normalisht, por dua të them se ajo që është kryesorja skuadra funksionon në mënyrë perfekte. Jam super i kënaqur. Duhet të qëndrojmë me "këmbë në tokë". Në pjesën e parë nuk e prisja që Lushnja të luante me

lojtarë të rinj. Në pjesën e dytë çdo gjë shkoi perfekt. Më datën 17 gusht do të zhvendosem­i në Pogradec. Na kanë krijuar të gjitha kushtet për të bërë një stërvitje normale. Gjithsesi, më kryesorja është se përgjigjja e skuadrës është pozitive", mbylli Gjoni. Alban Alushi

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania