Panorama Sport (Albania)

Besa dhe Orikumi, si një lojë penalltish

-

Në miqësoren mes Besës dhe Orikumit nuk ka fitues. Besa dhe ekipi i Orikumit, ekipe që janë duke zhvilluar fazën e tyre përgatitor­e në Pogradec. Duke përfituar nga ky fakt kishin planifikua­r edhe një takim miqësor, që në fakt nuk është i pari për to. Orikumi ka luajtur me Pogradecin dhe Besa me Skënderbeu­n. Kishte pritshmëri më të larta ky takim, por realiteti foli ndryshe. Në pjesën e parë ka qenë një ndeshje me një nivel shumë të ulët, aq sa të dy ekipet e kishin shumë të vështirë të bënin vizita serioze në portat kundërshta­re. Edhe pse topi qarkullohe­j në mesfushë, gabimet ishin të dukshme nga të dyja ekipet. Madje, futbollist­ët nuk kishin freski për të vrapuar, kjo e justifikua­r nga të dy trajnerët me ngarkesën e madhe fizike që kanë marrë në këto momente. Pjesa e dytë fillon diçka më ndryshe, kjo edhe për atë se janë shënuar gola, por edhe këto kanë ardhur nga pika e bardhë e penalltisë. Së pari, është Sadushi për ekipin e Orikumit, që pengohet në mënyrë të gabuar nga një mbrojtës i Besës dhe nga pika e bardhë e penalltisë, Dhrami që gjuan saktë dhe kalon të tijtë në avantazh. Pas këtij momenti është Besa më kërkuese dhe Mihani është ai që jep sinjalin e parë kur godet edhe shtyllën pingule. Në minutën e 70-të, janë futbollist­ët kavajas, të cilët i besojnë Krasniqit të ekzekutojë penalltinë e fituar po nga vetë ai dhe rezultati kthehet i barabartë 1-1. Më pas, ritmi i lojës ulet shumë, ndërsa trajnerët nisin zëvendësim­et, derisa sfida mbyllet me rezultatin e barabartë 1-1. Pas kësaj miqësoreje, dy ekipet pritet të kenë të tjera miqësore në Pogradec, deri në fund të fazës përgatitor­e. Në fund të takimit, trajneri i Orikumit, Artan Sakaj, do të fliste për miqësoren e djeshme. "Jam i kënaqur nga kjo miqësore. Kemi në ekip futbollist­ë me përvojë dhe kjo do të na ndihmojë për të ecur më të sigurt. Duhet të thyejmë mentalitet­in se vijmë nga një kategori më poshtë. Kjo është shumë e rëndësishm­e dhe duhet të fitojmë sa më shpejt besim te vetja për të guxuar më shumë në çdo takim, pavarësish­t kundërshta­rit që kemi ose do të kemi përballë", mbylli Sakaj. Romeo Xinxifi GOLAT: Dhrami 60' (11-m) / Krasniqi 70'(11-m) ORIKUMI: Halili, Gjinaj, Hoxha, Kuçi, Meta, Kuqi, Nurçe, Çapoj, Çaushaj, Livanaj, Dhrami. ( U aktivizuan: Muho, Azizaj, Kondi, Skrapalliu, Kapo, Metaj, Llojaj, Kongjoni, Seferi, Sadushi). Trajner: A.Sakaj.

BESA: Aka, Perja, Biba, Memini, Saluani, Mihani, Mllugja, Thaçi, Cara, Çekici, Berisha. ( U aktivizuan: Duka, Bushi, Hoxha, Zhava, Brahimaj, Meçe, Deliu, Krasniqi, Kola).

Trajner: G:Begeja Gentian Begeja, trajneri i Besës në fund të miqësores së djeshme foli për ekipin e tij: "Mund të them se na duhet shumë punë për të arritur atje ku janë edhe pritshmëri­të tona. Duhet të pranojmë se jemi shumë të ngarkuar nga ana fizike. Kjo është normale. Ka disa futbollist­ë, për të cilët pres edhe më shumë. Shikoj që ekipi ka nevojë për dy ose tre përforcime dhe besoj se do të marrim lojtarët e duhur deri në fund të merkatos. Duhet të arrijmë sa më shpejt tek ajo që presim".

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania