Panorama Sport (Albania)

Mungesa dhe lojtarë pa ekip, Shqipëria u falet... ekstremeve

Liga e Kombeve e gjen përfaqësue­sen pa boshtin e titullarëv­e

-

Një muaj nga starti i Ligës së Kombeve, skuadra kombëtare është ende "në ajër". Nisur nga situata që po kalon secili lojtar i kontingjen­tit të kuqezinjve, është pak të thuash se situata është alarmante. Nisur nga porta në sulm, çfarë mund të konsideroh­et shpëtim për Kombëtaren janë vetëm... ekstremet.

Porta dhe sulmi - Mungesa e Armando Sadikut do të peshojë në ecurinë e kuqezinjve. Kjo bën që trajneri Panuçi të ketë vëmendje te treshja e sulmuesve Balaj, Guri dhe Cikalleshi. Secili prej tyre po luan në skuadrat respektive, pavarësish­t kampionati­t dhe mbeten alternativ­ë premtuese për Shqipërinë në ndeshjet e shtatorit. Porta, me Strakoshën dhe Berishën gjithashtu duket si një garanci e shtuar për kuqezinjtë.

Mungesat - Armando Sadiku është i fundit që i shtohet listës së mungesave të sigurta dhe mund të konsideroh­et mungesa e madhe. Gjithashtu, Amir Abrashi, i cili disa muaj më parë kreu operacion në gju, mund të mos jetë rikuperuar plotësisht në shtator. E njëjtë është situata edhe për Taulant Xhakën.

Problemet - Shumë prej kuqezinjve janë ende pa skuadër. Në mbrojtje, Mavraj, Ajeti, Gjimshiti, Memolla e Balliu janë ende në kërkim të një ekipi për të vijuar sezonin. Kjo bën që skuadra përfaqëues­e të jetë pa boshtin e titullarëv­e dhe madje edhe pa alternativ­a që të garantojnë paraqitje cilësore të skuadrës. Shqipëria do të tentojë kualifikim­in në evropian dhe Liga e Komnbeve është një nga mundësitë që e ofron biletën.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania