Panorama Sport (Albania)

“Perez po piloton median, Modriç s’ka pranuar rinovimin”

-

Luka Modriç vazhdon të jetë një temë e nxehtë në merkaton e kësaj vere. Interi kërkon me ngulm lojtarin më të mirë të Botërorit në Rusi. Lojtari gjithashtu kërkon të transferoh­et te skuadra zikaltër, por presidenti i Realit, Florentino Perez, kërkon të pengojë këtë transferim. Ai nuk do të humbasë një tjetër yll të skuadrës pas largimit të Kristiano Ronaldos. Ndërkohë, para dy ditësh kur ishte edhe takimi midis lojtarit dhe skuadrës, mediat vendëse "As" dhe "Marca" raportuan se kroati kishte rënë dakord për një rinovim të mundshëm me 14 milionë euro në sezon. Ky lajm sipas "La Sexta" një tjetër gazetë prestigjio­ze, mendohet të ketë qenë i rremë dhe instrument­uar nga presidenti i Realit për të trilluar midis asaj që kishte ndodhur me të vërtetë në takim. Modriç nuk ka pranuar rinovimin dhe ka kërkuar të largohet, por palët nuk kanë rënë dakord në asnjë vendim. Dje drejtori sportdekla­ratë

iv i Interit, Piero Ausilio, ka deklaruar nga Madridi ku Interi luajti ndeshjen miqësore me Atletikon se klubi zikaltër vazhdon të shpresojë në një transferim të mundshëm të kroatit. "Modriç? Të gjithë e pamë çfarë ndodhi në takim, vazhdojmë ende të shpresojmë", u shpreh Ausilio. Një

që ka qetësuar shumë tifozët e Interit që shpresojnë të shohin me fanellën zikaltër mesfushori­n kroat. Tek Interi Modriç do t'u bashkohej tri bashkëkomb­ësve të tij, Ivan Perisiç, Marselo Brozoviç dhe Sime Vrsalkjo që erdhi i fundit nga Atletiko e Madridit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania