Panorama Sport (Albania)

Ikardi tërbon Interin, poston foto të “Santiago Bernabeu”-t

Kapiteni zikaltër provokon sërish në rrjetet sociale

-

Që Ikardi ndodhet në Madrid nuk ishte lajm, sepse skuadra e Interit ishte aty për të luajtur miqësoren me Atletikon. Por, sigurisht që kapiteni i skuadrës kërkon të bëhet gjithmonë personazh dhe të jetë në qendër të vëmendjes. Këtë herë e bën duke postuar një foto të stadiumit të Realit "Santiago Bernabeu". Diçka e tillë ka shqetësuar shumë tifozët e Interit që nuk duan ta humbasin goleadorin e tyre në këtë moment, kur skuadra duket se ka fituar një fizionomi dhe është ndërtuar mirë për sezonin e ardhshëm. PROVOKIM- Hoteli ku qëndronte Interi ka qenë afër stadiumit madrilen dhe Ikardi e ka postuar foton e tij në historinë e "Instagram"-it. Por, ajo bëri menjëherë xhiron e rrjeteve sociale. Vallë, përse Ikardi duhet të postonte foton e stadiumit "Bernabeu" dhe jo një pamje tjetër të qytetit madrilen? Ndoshta i pëlqen që një ditë të

jetë aty, edhe pse gjithmonë ka shprehur dëshirën për të qëndruar tek Interi. Por, në ditët kur aksi Milano-Madrid është shumë i nxehtë për çështjen "Modriç", Ikardi ka shërbyer për ta shtuar akoma më shumë "zjarrin". FRIKA- Por, ekziston një frikë e vogël në kampin zikaltër, edhe

pse drejtuesit i kanë të gjitha "armët" për t'u mbrojtur nga ndonjë sulm hakmarrës i Realit. Interi ka shqetësuar shumë kampin madrilen për Modriçin dhe i druhen një ofensive nga ana e Florentino Perezit për të transferua­r në Madrid sulmuesin argjentina­s. Por, kjo nuk është e

lehtë, sepse përveç dëshirës së Ikardit për të qëndruar në skuadër, zikaltrit kanë në dorë çmimin e kartonit të tij. Tani ai nuk vlen 110 milionë euro sepse klauzola nuk është më e vlefshme. Duket se ditët e fundit të merkatos nuk do të jenë të qeta në të dyja skuadrat.

 ??  ?? Foto e postuar nga Ikardi në “Instagram”
Foto e postuar nga Ikardi në “Instagram”

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania