Panorama Sport (Albania)

Superkupa, Mesi kërkon historinë

Për herë të parë luan zyrtarisht si kapiten i katalanasv­e, synon rekordin absolut

- Përgatiti: GENTJAN ALINANI

arcelona-Sevija është ndeshja e Lionel Mesit. Superkupa e Spanjës do të vuloset sot në një ndeshje që starton në orën 22:00, por motivet për të qëndruar zgjuar deri në atë kohë janë të shumta. Sepse një finale është gjithmonë e bukur, por këtë herë merr akoma më shumë vlerë për atë që simbolizon. Leo Mesi do të ketë për herë të parë zyrtarisht shiritin e kapitenit në ekipin blaugrana, por nëse ai arrin ta fitojë këtë trofe, do të hyjë në historinë e këtij klubi si lojtari që ka fituar më shumë me fanellën katalanase. Deri tani, vendin e parë e ndan me Andres Iniestën me 32 trofe secili. Por, duke qenë se mesfushori u largua në Japoni, atëherë "Pleshti" mund të arrijë shifrën e 33 trofeve, si askush më parë.

PALMARESI- Për të kujtuar edhe një herë atë që ka fituar numri dhjetë i Barcelonës me këtë fanellë: 4 Champions, 9 kampionate spanjollë, 3 Botërorë, 6 Kupa Mbreti, 3 Superkupa Europe, 7 Superkupa Spanje. Leo Mesi ka mbijetuar dhe është bërë më i miri në këtë skuadër, duke nisur nga epoka e Guardiolës për të vazhduar tek ajo e Luis Enrikes. Por ka ditur të jetë gjithmonë në krye edhe pse në ekip ka pasur lojtarë si Ksavi dhe Iniesta. Tani që ata nuk janë, Leo ka shansin që

të arrijë rekordin absolut të titujve të fituar me fanellën e Barcelonës. Ai është më i karikuar se kurrë për të zbritur në fushën e lojës, sepse vjen nga një sezon ku nuk pati shumë lavdi. Zhgënjeu me Argjentinë­n në Botëror dhe në Champions u eliminua

në mënyrë të turpshme nga Roma. Por, ai luajti 54 ndeshje në total dhe shënoi 45 gola duke arritur të fitonte "Këpucën e Artë".

STATISTIKA­T- Për ta konfirmuar si një nga më të mëdhenjtë, jo vetëm të Barcelonës, por të të gjitha kohërave

flasin shifrat. Leo Mesi ka luajtur deri tani 637 ndeshje me katalanasi­t dhe ka arritur të shënojë 551 gola. Për më tepër, ai ka arritur të japë 213 asiste për shokët e skuadrës. Sot do të tentojë sërish të udhëheqë katalanasi­t.

VALVERDE

MBROJTËSI

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania