Panorama Sport (Albania)

Kasano: Dua të sfidoj CR7, titulli i Juves deri në 2022

“Ronaldo do bëjë 40 gola, por Champions-in e fiton Mesi”

- Përgatiti: JETON STAMOLLA

es vrapimeve, te nisit dhe peshave në palestër, Antonio Kasano po e mban veten në formë, në pritje të ofertës së duhur dhe mbi të gjitha "FantAntoni­o" nuk ndihet një ishlojtar: "Menaxheri im (Alesandro Moxhi) më ka gjetur shumë skuadra dhe e falënderoj, por i kam vënë shumë pengesa ndër këmbë që të mos më largojë nga familja". Parma është ëndrra e Kasanos, aq sa kur i përmendet ai pëshpërit "Ah sikur", por ndërkohë ai sheh futboll nga televizori dhe pasioni e transporto­n të japë gjykimin e tij për sfidën në distancë që do të kenë bomberat e këtij sezoni në Serinë A.

Kasano, mund të themi se me Ronaldon Juventusi e ka titullin në xhep?

Ky diskutim është i mbyllur, të paktën deri në vitin 2022.

Sa gola do të shënojë CR7?

Të paktën 40.

Merkato është ende e hapur. Kë shihni pas shpatullav­e të Juves?

Vetëm Interin.

Ronaldo tashmë është 33 vjeç dhe kushtoi 100 milionë. Kush ka fituar nga kjo marrëveshj­e sipas jush, Juventusi apo Reali?

Juventusi, sepse ka afruar lojtarin e dytë më të mirë në botë. Të dytin?

Më i forti mbetet Mesi. Por, "CR7" te Juventusi është një goditje madhështor­e dhe ai do t'u shpërblejë gjithçka bardhezinj­ve, qoftë në terma sportivë, ashtu sikurse në ato ekonomikë. Golat do t'i bëjë, rezultatet do të vijnë dhe ndërkohë do të numërojnë edhe milionat që do të sjellin nga shitja e bluzave apo bazave të tjera të marketingu­t që lidhen me Ronaldon. Prandaj e nënvizoj se nuk ishte thjesht një kontratë me leverdi, por një goditje madhështor­e.

Ju keni luajtur te Reali. Jeni i habitur që Ronaldos iu hap lehtë rruga për të kaluar te Juventusi?

Jo, sepse e njoh ambientin. Edhe për Florentino Perezin vlen vetë klubi, Reali. Kur erdhi momenti e shkarkuan edhe Ronaldon, por them për braziliani­n, por edhe Bekhamin. Ndaj nuk habitem që i treguan derën edhe Ronaldos.

I keni paragjykua­r lojtarët e Juventusit si "ushtarë". Ronaldon e shihni mirë në radhët e tyre?

Është i ndërtuar për Juven. Një jashtëtokë­sor nga pikëpamja fizike, e adhuron të punojë dhe nuk del kurrë nga shinat.

"CR7" dhe Alegri do të shkojnë mirë bashkë?

Po, sepse Maks është i jashtëzako­nshëm në menaxhimin e kampionëve.

Por, a do të mjaftojë Ronaldo për Champions-in?

Juventusi nuk është favoritja. Për mua do ta fitojë Barcelona.

Në Serinë A mbërriti Ronaldo, ndërsa Higuain dhe Ikardi mbetën në Itali. Mbretërit e golave i keni tashmë...

Por, në Spanjë ndërkohë është Mesi...

Po, por që në Botëror zhgënjeu...

Turne i shëmtuar. Mesi është 31 vjeç dhe nuk ka pasur ende një skuadër të fortë rreth tij. Dhe ndeshjet nuk fitohen vetëm.

Të kthehemi në Itali. Si do e ndanit podiumin e golashënue­sve të kampionati­t të ardhshëm?

Ronaldo, Higuain dhe Xheko.

Po Ikardi?

I katërti.

Çfarë mendoni për transferim­in e Higuainit te Milani?

Juventusi bëri një zgjedhje dhe duhet respektuar. Sipas meje Gonzalo mund të luante komod me Ronaldon, sepse është sozia e Benzemasë.

Ishte e drejtë të sakrifikoj­e Kaldarën në këtë operacion?

Bonuçi e njeh ambientin, Juventusi është shtëpia e tij dhe do i duhet për Champions-in. Kaldara do ta tregojë vlerën e tij në njëfarë niveli. Ndërkohë, nuk e shoh të lehtë bashkëpuni­min në fushë mes Ronaldos dhe Dibalës.

Ikardi është jashtë treshes suaj. Përse? Dhe çfarë mendoni për Lautaro Martinezin?

Ikardi shënon dhe kjo është e rëndësishm­e. Por, shënon dhe kaq, nuk ndihmon. Për këtë arsye pëlqej Xhekon. Ndërsa për Lautaron, kam dëgjuar Auzilion që të theksojë se është një fenomen, por nuk jam i sigurt nëse Spaleti do të vendosë që të luajë së bashku me Ikardin.

Po për Mertensin çfarë mendoni?

Sarri i qepi një rol dhe e transformo­i në një bomber. Të shohim se çfarë do të jetë i aftë të bëjë tashmë që trajneri ka lënë Napolin.

Po Kasano çfarë do të bëjë sezonin e ardhshëm?

Shpresoj që të jem në kohë për të luajtur kundër Ronaldos. Ndërkohë kam djalin tim Kristofer që imiton roveshatat e tij... Dhe të mendosh që fatmirësis­ht djalin e dytë të vogël e quajta Lionel, në nder të Mesit.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania