Panorama Sport (Albania)

Çelsi nisje me marsh të tretë, Totenhemi fitore 9 milimetërs­he

Spërsat mundin Njukasëlli­n me një gol as 1 cm brenda

- Përgatiti: ANDROKLI DRALO

re gola dhe Sarri e nis duke buzëqeshur. Më mirë se kaq nuk mund të shkonte. Në debutimin në Premier Ligë trajneri i Çelsit arrin fitoren e parë në fushën e Hadërsfill­dit. Një sukses i merituar me shifrat 3-0 me një lojë në rritje. Ajo nuk është akoma në perfeksion dhe do ishte utopike të mendoje që filozofia e Sarrit të përthithej 100 për qind nga skuadra që më 11 gusht, por zotërimi final i topi lexoi 63 për qind kundër 37 për qind, tregues se blutë e Londrës po ndjekin trajnerin toskan. Çelsi shënon me goditjen e parë në portë. Hadërsfill­di provon goditjen surprizë, me anësorët Lëv dhe Hadërgjona­j, të cilët u krijojnë ndonjë problem në krahë. Por "Terriers" nuk finalizojn­ë. Goditjet e Pritçard dhe Muniesë nuk e trembin debutuesin Kepa. Goli i Çelsit është fryt i një krosimi të Uillianit nga e majta: te topi shkon Kante që me një goditje jo të parezistue­shme gjen rrjetën e Hamer. Shtylla ndihmon Çelsin tri minuta më vonë, kur Muniesë i mungon fati pas goditjes me kokë. Goli i sigurisë maturohet në minutën e fundit të pjesës së parë. Barklej çmarkon Alonson dhe spanjolli pengohet në zonë nga Shindler. Penallti dhe Zhorzhinjo shfaqet gjakftohtë përpara Hamerit, duke shënuar golin e parë me skuadrën e re. Pjesa e dytë rrëshqet pa zhvillime të rëndësishm­e. Alonso godet traversën në akrobaci, Munie shpërdoron sërish. Sarri nis serinë e zëvendësim­eve dhe në 76' i takon Hazardit. Belgut i mjaftojnë 5 minuta për të lënë shenjë: niset me topin në këmbë pret mbrojtjen në vertikale dhe çliron Pedron, i cili nuk fal i vetëm në zonë: 3-0 dhe të gjithë shkojnë në shtëpi.

TOTENHEMI - Në shenjën e Jan Vertongeni­t dhe Dele Alit. Totenhemi fiton mes drithërima­ve tri pikët e para të kampionati­t në fushën e Njukasëlli­t. Skuadra e Poçetinos mposht 21 djemtë e Benitezit, që e panë veten menjëherë në disavantaz­h që në minutën e 8-të (goli i mbrojtësit belg e kaloi vijën fatale vetëm 9 mm dhe e akordoi teknologji­a). Reagimi i "qymyrxhinj­ve" nuk vonoi. Pas vetëm 3 minutash erdhi goli i Hoselu (edhe në këtë rast një goditje me kokë nga afër). Por, fjalën e fundit e tha Dele Ali. Tre golat shënohen brenda 20 minutave të para. Në fund drithërima për Spërsat. Dy shtylla shpëtuan Lorisin nga pësimi i golit të barazimit dhe duke llogaritur atë që ndodhi në fushë, nuk do të ishte rezultati i padrejtë.

 ??  ?? Goli i Vertongen u quajt i vlefshëm pasi e kaloi vijën
fatale 9 mm
Goli i Vertongen u quajt i vlefshëm pasi e kaloi vijën fatale 9 mm

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania