Panorama Sport (Albania)

Klopit nuk i del e keqja me Ramosin: E dëmtoi qëllimisht

-

Nis sezoni i ri, por Jyrgen Klop rikthehet të flasë për të shkuarën. Trajneri i Liverpulit rikujton në një intervistë lëshuar për televizion­in gjerman "Sport1" kontaktin e famshëm mes Serxho Ramosit dhe Mohamed Salahut, i cili i kushtoi nxjerrjen e shpatullës sulmuesit egjiptian dhe rrjedhimis­ht edhe humbjen në finalen e Champions-it. Klop kritikon përsëri ashpër mbrojtësin e Realit të Madridit, duke e ftuar që të sillet në mënyrë më korrekte në fushë. "Sigurisht që do më kishte pëlqyer shumë që të fitoja Champions-in, por nuk dua që ta bëj me çdo kosto dhe mënyrë. Nuk pres që ai (Ramos) të arsyetojë kështu, por të pakqë tën të rishikojë sjelljen e tij në situata të caktuara". Dëmtimi i rëndë i egjiptiani­t nuk është kapërdirë ende nga trajneri i tij: "Mund të ketë qenë një rastësi, por Salah u detyrua të lërë fushën në momentin më të jashtëzako­nshëm të jetës së tij. Shumë mund të më thonë se janë gjëra mund të ndodhin. Besoj se jam një humbës i mirë, por nëse mesazhi që duam të japim për fëmijët tanë është se kjo është pjesë e lojës, atëherë jam i lumtur ta lë këtë botë pas 40 vitesh".

UEST HEMI - "Anfield" rikthehet të gumëzhijë sot në orën 14:30 me ndeshjen e parë kundër Uest

Hemit. Liverpuli i ka fituar 3 përballjet e fundit me londinezët, duke shënuar 4 gola në çdo rast. Ndërsa, skuadra e Pelegrinit ka regjistrua­r vetëm një fitore në Mersejsajd (3-0 në gusht 2015) në 45 vizitat e tyre në kampionat (12 barazime, 32 humbje). Të kuqtë nuk u mposhtën në fortesën e tyre

në Premier Ligë sezonin e shkuar (12 fitore, 7 barazime) ku shënuan 45 gola dhe pësuan vetëm 10. Dy ndeshjet hapëse të sezoneve të fundit në "Anfield" kanë prodhuar 13 gola: "reds"-at fituan 4-3 ndaj Arsenalit dy vite më parë dhe barazuan 3-3 ndaj Uotfordit gushtin e shkuar.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania