Panorama Sport (Albania)

Mançester Siti, makthi i Arsenalit

“Topçinjtë” i kanë mundur “qytetarët” vetëm dy herë në 12 përballjet e fundit

- Përgatiti: ANDROKLI DRALO

remier Liga rinis menjëherë me një "big match". Ndeshja më e shumëpritu­r e javës së parë është ajo mes kampionëve të Sitit dhe Arsenalit të "ri" pas epokës Venger. Sezonin e shkuar, Siti i rekordeve fitoi si ndeshjen e vajtjes (31), ashtu edhe atë të kthimit (3-0), duke i mundur edhe në finalen e Kupës së Ligës 3-0. Tri ndeshje dhe 9 gola në portën e "topçinjve". Suksesi i fundit i londinezëv­e në kampionat ka ardhur në dhjetor 2015 (2-1). Në çdo rast një ndeshje që premton gola dhe spektakël (38 në 10 përballjet e fundit në kampionat) me fitoren e paharruesh­me për Sitin 6-3 në dhjetor 2013.

STATISTIKA­T - Arsenali ka vetëm 2 fitore në 12 përballjet e fundit me Sitin (5 barazime, 5 humbje). "Qytetarët" mund të fitojnë dy transferta radhazi kundër Arsenalit në Premier Ligë për herë të parë që prej vitit 1936. Kjo është hera e parë që "topçinjtë" do të përballen me kampionët në fuqi në javën e parë që prej vitit 1970, kur barazuan 2- 2 me Evertonin. Hera e fundit që këto dy skuadra janë përballur në javën e parë ka qenë viti 1994, kur Arsenali i Xhorxh Graham fitoi 3-0 në "Highbury".

ARSENALI - Humbja e vetme në 11 ndeshjet e fundit të Premier Ligës në shtëpi për Arsenalin është ajo që ia ka

shkaktuar Siti 0-3: 8 fitore, 2 barazime. Hera e fundit që londinezët luanin një ndeshje zyrtare pa Arsen Vengerin në stol ishte shtatori 1996, kur Pet Rajs ishte trajneri provizor, i cili udhëhiqte skuadrën në fitoren 2-0 ndaj Sandërlend­it. Obamejang ka shënuar 10

gola (4 asiste) në 13 ndeshjet e tij në Premier Ligë.

MAN. SITI - Siti do të kërkojë të bëhet klubi i parë që mbron titullin e Premier Ligës që prej rivalëve të Junajtid, të cilët e fituan 3 vite radhazi ( 2007- 09). Kampionët në fuqi janë renditur sezonin pasardhës poshtë 4 vendeve të para në secilin prej tri viteve të fundit. Siti është i pamposhtur në 9 ndeshjet e fundit hapëse të kampionati­t, duke fituar 7 të fundit. "Qytetarët" kanë humbur vetëm 1 në 20 transferta­t e fundit në kampionat (17 fitore, 2 barazime).

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania