Panorama Sport (Albania)

“Manjaku” Kovaç, taktikë konservato­re dhe spiun në tribunë Nojer: Nuk e kemi harruar finalen e Kupës me Frankfurti­n

Herman do e studiojë kundrërsht­arin gjatë ndeshjeve Kapiteni paralajmër­on përpara Superkupës

-

Trajneri Niko Kovaç po fillon të praktikojë tak tikat e reja te Bajerni, kjo në mënyrën më funksional­e të mundshme. Kroati po është fiksuar shumë në mjetet taktike që janë aplikuar edhe nga ishtrajner­i spanjoll që drejtoi Bajernin, Pep Guardiola. Stërvitja e gjatë që shkon më shumë se 2 orë, të paktën kështu u zhvillua në "Tegernesee" gjatë kohës kur skuadra ishte e grumbullua­r nga 2 deri më 9 gusht. Një sjellje korrekte me lojtarët dhe gjithashtu miqësore, trajneri Kovaç nuk po e rrit skuadrën vetëm në aspektin fizik, por edhe atë mental. Ai është i fiksuar me sprintet dhe në stërvitje, lojtarët kryejnë mbi një orë ushtrime të tilla. Elementët janë ato që Kovaç u jep më shumë rëndësi, presingu është më i shpejtë dhe më i lartë se më parë. Rezistenca e lojtarëve zgjat më shumë dhe me këtë miksim trajneri kërkon një skuadër shkatërrue­se dhe të palodhshme. Në fakt, i tillë ishte dhe spanjolli, por sigurisht më i perfeksion­uar, pasi kishte më shumë eksperienc­ë se kroati që vjen nga drejtimi i një skuadre si Frankfurti­t.

KOVAÇ, NDRYSHE NGA ANÇELOTI DHE GUARDIOLA

Goditjet standarde janë një "armë" e Kovaç për të zgjidhur një ndeshje, e cila do të jetë e vështirë për t'u zhbllokuar. Këtë e pranoi edhe gjatë prezantimi­t të tij në Mynih. Ndërkohë, trajner si Ançeloti dhe Guardiola nuk kishin shumë besim te "rastësia". Jup Hejnkes gjithashtu. Ata kërkonin të arrinin rezultate ku loja ishte arma kryesore. Trajnerë që kërkonin të dominonin dhe të mos linin rezultatin në mëshirën e fatit. Por, Kovaç stërvitet pa pushim për goditjet standarde, sidomos ato nga gjysma e fushës dhe goditjet e këndit. Bajerni i dikurshëm ka qenë pikërisht i frikshëm pas këtyre goditjeve, në kohën e Jurgen Klinsmanit, Karsten Jankert, Xhoavani Elber, Mario Gomesh dhe Mario Mandzukiç. Historia përsëritet thonë tifozët dhe ndoshta tani ka ardhur koha që Bajerni t'i rikthehet taktikës së vjetër.

MYLER, I DUHURI

Por, shumë veta mund të pyesin se kush mund të jetë lojtari që do të ishte gjithmonë afër portës për të shtyrë topin në rrjetë. Dhe te Bajerni ka shumë të tillë. Tomas Myler është një lojtar tipik zone, që është spostuar nga trajnerët e mëparshëm të luajë jashtë zonës. Pa harruar edhe Robert Levandovsk­in që mund të shënojë nga çdo pozicion. Kujtojmë që goli në minutat e fundit ndaj Mançester Junajtid erdhi pikërisht nga një

goditje standarde.

“SPIUNI” HERMAN ME TELEFON NË TRIBUNË

Ndërkohë, një risi e re në Bundesligë do të aplikohet sonte në finalen e Superkupës. Ndihmëstra­jneri Peter Herman do qëndrojë në tribunë dhe do e shohë sfidën nga lart,

duke pasur një pamje më të mirë të asaj që ndodh në fushë dhe do informojë për çdo situatë me anë të telefonit trajnerin Niko Kovac, i cili do përdorë informacio­nin për të marrë vendime taktike. Kjo është hera e parë që ndodh në një ndeshje të Superkupës. Kapiteni i Bajernit, Manuel Nojer, është rikthyer sërish me skuadrën pas pushimeve verore. Portieri gjerman ishte i pafat në fillim të sezonit të kaluar, ku u dëmtua në krah në muajin tetor. Nojer mbeti jashtë fushave për më shumë se 9 muaj, duke mos luajtur gjithë sezonin. Tani Nojer është rikthyer i rikuperuar dhe është gati të nisë sezonin e ri me skuadrën bavareze. "Jemi të uritur, duam të fitojmë këtë trofe. Të gjithë mbajnë mend se si shkoi finalja në Berlin. Lojtarët dhe trajneri janë shumë të motivuar për ta fituar këtë ndeshje", u shpreh Nojer që ashtu si Roben kërkon të nisë sezonin me fitore. "Jemi përgatitur mirë gjatë kësaj kohe dhe tani po mendojmë vetëm për ndeshjen e Superkupës. Në finalen e kupës nuk ishim të përqendrua­r, ndaj dhe nuk arritëm të fitonim. Ana psikologji­ke ka shumë rëndësi në ndeshje të tilla", u shpreh holandezi që së bashku me francezin Frank Riberi po kalon një formë shumë të mirë. Trajneri Kovaç po mendon ta nisë lojën me dyshen veterane që nga minuta e parë. Në Mynih kanë vetëm një dëshirë, të nisin sezonin e ri me trofe.

Zyle - Ndërkohë, mbrojtësi Niklas Zyle ka deklaruar para ndeshjes se skuadra është e përqendrua­r vetëm te ndeshja e sotme në Frankfurt. "Kemi punuar mirë dhe tani jemi gati për ndeshjen e radhës. Superkupa është një trofe i rëndësishë­m dhe prova gjenerale përpara fillimit të Bundesligë­s që starton pas dy javësh. Personalis­ht ndjehem mirë, jam stërvitur rregullish­t dhe shpresoj të luaj sa më gjatë në këtë sezon", u shpreh Zyle.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania