Panorama Sport (Albania)

Kukësi mban “senatorët”, dilema për Allën

Ikën Rustem Hoxha. Në dyshim është edhe qëndrimi i Allës, të cilin e josh klubi i Flamurtari­t

- SKERDILAID SULOZEQI

Kukësi rinovon kontratën me dy lojtarët më të vjetër në skuadër, të cilët kanë qenë pjesë e saj që prej debutimit të klubit në elitën e futbollit shqiptar. Bëhet fjalë për kapitenin Ylli Shameti dhe mesfushori­n Besar Musolli, të cilët pas negociatav­e me drejtuesit, kanë pranuar ofertën, duke nënshkruar edhe...

Kukësi rinovon kon tratën me dy lojtarët më të vjetër në skuadër, të cilët kanë qenë pjesë e saj që prej debutimit të klubit në elitën e futbollit shqiptar. Bëhet fjalë për kapitenin Ylli Shameti dhe mesfushori­n Besar Musolli, të cilët pas negociatav­e me drejtuesit, kanë pranuar ofertën, duke nënshkruar edhe për një vit. Mbrojtësi gjirokastr­it luan sezonin e tij të gjashtë te Kukësi, ndërsa për Musollin është i shtati, që prej 2012-2013, kur u afrua për herë të parë te verilindor­ët pas eksperienc­ës me Llapin e Podujevës. Pas përfundimi­t të aventurës europiane, presidenti Gjici foli me trajnerin Cungu dhe drejtorin Nexhipi në lidhje me fatin e disa lojtarëve të rëndësishë­m të ekipit. Atyre që iu përfundont­e kontrata ishin Shameti, Musolli, Alla, Hoxha, Rrumbullak­u dhe Plaku, që u largua te Kamza që të premten. Zhvillimet e ditës së shtunë kanë qenë të shumta. Fillimisht ishte Shameti dhe Musolli që arritën marrëveshj­en, teksa Gjici priti dy lojtarët në zyrën e tij dhe firmosi. Shameti do të përfitojë 5 mijë euro neto në muaj, plus bonuse nëse Kukësi fiton titullin. Me të mbaruar punë me kapitenin, Gjici thirri Musollin. E njëjta rrugë u ndoq dhe me mesfushori­n, i cili firmosi për një vit kontratën, por me një rritje, nga 5 mijë euro që merrte sezonin e fundit në 6 mijë euro. Si Shameti, ashtu dhe Musolli, kishin oferta në tavolinë nga klube të tjera të Superiores dhe Kukësi nuk mund të linte të lirë dy prej titullarëv­e më të rëndësishë­m që ka në ekip.

ALBI ALLA

Nuk ndodhi e njëjta gjë me Albi Allën, i cili edhe dje nuk doli në stërvitje me ekipin dhe nuk do të luajë në sfidën ndaj Laçit, pasi ende nuk ka firmosur kontratën me Kukësin. Klubi më parë i kishte propozuar Allës të qëndronte, por me pagë më të ulët. Mirëpo, trajneri Cungu nguli këmbë te presidenti Gjici që pogradecar­i të qëndronte. Duke parë kërkesën e trajnerit, drejtuesit e klubit i bën me dije lojtarit se ishte marrë vendimi që ai të qëndrojë pa ulje rroge, pra me kushtet e njëjta si sezonin e kaluar. Kontratë 1-vjeçare me të drejtë rinovimi dhe për një vit tjetër, me pagë 5 mijë euro në muaj. Mbrojtësi ka kërkuar tri ditë kohë që të mendohet. Por, gazeta i qëndron asaj që ka paralajmër­uar në numrin e datës 7 gusht, ku zbulonte se Flamurtari është në bisedime me Allën. Me shumë gjasa, qendërmbro­jtësi do transferoh­et në Vlorë, pasi vlonjatët i kanë ofruar një kontratë dyvjeçare me 5 mijë euro neto në muaj, plus bonuset. Në Vlorë lojtari mund të marrë 30% të kontratës kesh, kështu që është joshur. RUSTEM HOXHA

Nga Kukësi nuk pasur vetëm rinovime të shtunën, por edhe largime. Pas Sebino Plakut, largimi i radhës ishte ai i mbrojtësit Rustem Hoxha. Klubi ishte në dilemë për të larguar njërin mes Allës dhe Hoxhës, por është vetë lojtari durrsak që në një prononcim për "Panorama Sport" sqaron "divorcin" me Kukësin. Ai thekson se palët nuk ranë dakord për disa detaje në kontratën e re, ndaj dhe u ndanë me mirëkuptim. "Rruga ime me atë të klubit të Kukësit u nda. Nuk ramë dakord për disa gjëra, ndaj dhe menduam që çdo gjë të zgjidhej me mirëkuptim. Sporti ky

është, sot je në një ekip, sezonin tjetër mund të shkosh diku tjetër. Jam i kënaqur me atë çfarë kam kaluar te Kukësi. Falënderoj shumë tifozët e Kukësit që më kanë mbështetur, shokët e ekipit, me të cilët kam ndarë momente gëzimi, por dhe vështirësi­e. I uroj klubit të Kukësit më të mirën në vazhdim. Shumë shpejt do të mësoni edhe klubin e ri", deklaroi Hoxha, i cili ishte i preferuari i trajnerëve Milinkoviç dhe Pakult, duke qenë titullar në mbrojtje. Madje, shpesh serbi e preferonte Hoxhën përpara Allës në sezonin e kaluar.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania