Panorama Sport (Albania)

Ze Maria: Gabuam, por nuk është dramë

raziliani kërkon sulmues, në të kundërt do të presë Majkëll Ngonë

- OLSI AVDIAJ

Në fund të takimit, trajneri i Tiranës, Hoze Marselo Ferreira, ka pranuar se skuadra e tij ka gabuar, por kjo nuk është dramë. Braziliani bëri të qartë se skuadra nuk është gati për Superioren, ndërkohë që ekipin e vërtetë të Tiranës ai premton se tifozët do ta shohin pas javës së tretë të kampionati­t.

E kishit menduar një debutim të tillë me humbje?

Ishte fillimi i sezonit dhe doja një fitore. Është normale dhe nuk jam i kënaqur me një humbje të tillë. E nisëm keq dhe është një gabim shumë i madh. Duhet të bëhemi të fortë. Duhet të jemi të bashkuar dhe të mos biem poshtë, nuk duhet të dorëzohemi, por të ngrihemi për të fituar takimin e radhës. Lojtarët patën emocione në këtë rikthim në Superiore. Fitorja e vetme ishte që rikthyen tifozët, kjo ishte e vetmja shije e mirë nga kjo ndeshje.

Nëse do ta kishit mundësinë, çfarë do të bënit ndryshe në këtë ndeshje?

Nuk është çështje çdo të bëja ndryshe. Siç e thashë edhe dje, Tirana nuk është gati. Shumë lojtarë kanë ardhur vetëm dy javë më parë. Hasani, dy afrikanët. U duhet kohë. Nuk frikësohem­i nga rezultati. Duhet të punojmë fort, për të gjetur gabimet dhe për t'i rregulluar për takimet e ardhshme. Sulmi mbetet problem? E kam thënë që na duhet një sulmues, por për këtë nuk mendoj shumë në këto momente. Nëse klubi më jep një sulmues, jam në rregull. Në të kundërt do të punoj me këta djem derisa të kthehet Majkëll Ngoja. Do të diskutojmë me mjekët për gjendjen e lojtarit.

Çfarë do bëjë Tirana pa Ngonë?

Nuk jemi të varur vetëm nga Ngo, pasi edhe Greca e Sentamu kanë shënuar. Ngo krijon më shumë volum prej lartësisë, por duhet të presim pasi lojtarët e ardhur më vonë duhet të kapin ritmin. Ndoshta ndryshimi mund të vijë edhe që javën tjetër dhe mos të presim javën e tretë.

Ju shqetësoi që Tirana nuk luajti apo qarkulloi pak lojën?

Është ndeshja e parë dhe nuk duhet të jeni të shqetësuar për këtë fakt. Sigurisht duhet të luajmë më mirë në këtë situatë për të qenë gati në takimin ndaj Teutës. Nuk duhet ta bëjmë dramë. Është vetëm ndeshja e parë.

Çfarë duhet ndryshuar për ndeshjen e dytë?

Ne pretendojm­ë të shkojmë shumë larg. Tiranën e vërtetë do e shihni pas ndeshjes së tretë. Tirana do të jetë për pjesën e sipërme të tabelës.

Pse duhet pritur ndeshja e tretë?

Sepse kanë arritur kaq shumë lojtarë të rinj, gati gjysma e skuadrës. Hasani, Blazhevski apo edhe dy lojtarët nga Afrika. Ngo dhe Ilion Lika kanë munguar. Abibi bëri një ndeshje të mirë, por Lika i jep një tjetër shtysë ekipit.

Ekuilibër i brishtë psikologji­kisht. Si do e administro­jë trajneri këtë situatë?

E kemi nisur që nga edicioni i kaluar dhe duke qenë se u rikthyem, është një hap pozitiv. Sot >dje? kapiteni ka bërë një ndeshje të mirë, dhe ai i pari duhet të japë shembullin e një psikologji­e të fortë. Është një përgjegjës­i edhe e imja që ta rregulloj këtë situatë dhe mendoj se do t'ia dal.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania