Panorama Sport (Albania)

Debuton Ardian Cuculi, ja si luajnë sot nënkampion­ët

Sakrifikoh­et Rrumbullak­u, Zguro pritet titullar

-

Kukësi i Armando Cungut pret Laçin në startin e kampionati­t, teksa ndeshja do të luhet sot në orën 16:45 në stadiumin "Elbasan Arena". Skuadra synon tri pikët e para, teksa përgatitje­t për këtë ndeshje kanë qenë shumë të pakta. Dje ekipi verilindor ka përfunduar stërvitjen në Pezë, ku si titullarë Cungu do të përfshijë vetëm disa nga lojtarët që u aktivizuan si të tillë ndaj Torpedos të enjten. Mirëpo, ka edhe nga ata që nuk do aktivizohe­n për shkak të lodhjes, si rasti i Simon Rrumbullak­ut. Kështu në portë do të luajë Faton Maloku, ndërsa mbrojtja do të përbëhet nga Edis Maliqi, i cili ka treguar se është një i ri me të ardhme. Lojërat e tij kanë bindur trajnerin dhe kanë lënë të kënaqur gjithashtu presidenti­n Gjici. Maliqi po fiton gjithnjë e më shumë terren në krahun e djathtë. Risi ndaj Laçit është se do të ndryshojë dyshja e qendrës së mbrojtjes. Kapiteni Ylli Shameti do të ketë në krah Ardian Cuculin, i cili dje u federua dhe është gati për lojë. Në krahun e majtë do të ketë vend për Vangjel Zguron, që nuk ka qenë në fushë prej takimit të kthimit ndaj Valetës. Mesfusha do të përbëhet nga Çyrbja në të djathtë, Donjet Shkodra dhe Besar Musolli në qendër, si dhe Uilliam Melo në të majtë. Ndërkohë, sulmi do të përbëhet nga dyshja Harba-Rexhinaldo, që funksionua­n mirë në takimin e fundit ndaj Torpedos. Cungu është i kënaqur veçanërish­t nga performanc­a e sulmuesit mozambikas, që rigjen sot si kundërshta­r Laçin, ku në sezonin e kaluar shënoi 18 gola. S.Sulozeqi

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania