Daja nuk firmos për barazimin
"Në Durrës tregojmë vlerat, ndaj Teutës duhet përqendrim dhe kujdes maksimal"
Flamurtari kërkon maksimumin sot në Durrës, në këtë start të kampionatit përballë Teutës vendëse. Në një prononcim të dhënë dje për "Panorama Sport", trajneri Ilir Daja theksoi se në këtë takim më shumë sesa kundërshtari, Flamurtari do të vlerësojë veten e tij. Daja kërkon një start sa më të mirë të kampionatit, duke nisur nga kjo transfertë. "E vlerësojmë kundërshtarin, por më shumë do vlerësojmë veten. Është ndeshje që informacionin do e marrim direkt në fushë, pasi është java e parë dhe nuk kemi ndonjë të dhënë konkrete për kundërshtarin. Fusha e Durrësit është e tillë, në të cilën luhet futboll. Ne do të kërkojmë që ta startojmë sa më mirë kampionatin. Gjatë gjithë kësaj kohe jemi përgatitur për ta sjellë ekipin në një formë sa më të mirë në këtë start. Në këtë ndeshje të parë, ne do të futemi me maksimumin e mundësive që zotërojnë futbollistët në këtë moment për të bërë më të mirën", tha fillimisht Daja.
REZULTATI
Trajneri Ilir Daja kërkon vetëm fitoren në ndeshjen e sotme me Teutën që do të luhet në Durrës. Për gazetën, Daja thotë se nuk e kënaq barazimi. Sipas trajnerit
mendësia e tij është që te Flamurtari të instalojë mentalitetin e fituesit. Daja thekson se Flamurtari në Durrës do të futet në fushë vetëm për tri pikët. "Unë jam nga ata që nuk më kënaq barazimi. Kjo pasi vetë mendësia ime dhe e ekipit është që të instalojmë
te Flamurtari mentalitetin e fituesit. Pavarësisht se çfarë prodhon fusha e lojës, ne do të futemi vetëm për të marrë tri pikët në këtë ndeshje", u shpreh trajneri. KUNDËRSHTARI
Ilir Daja shprehet mjaft i sinqertë, teksa deklaron se
nuk e njeh kundërshtarin, pasi edhe Teuta ka bërë ndryshime të konsiderueshme. Daja thotë se në Durrës është një fushë ku luhet futboll, ndërsa informacioni për kundërshtarin do të merret sot gjatë përballjes në fushë. "Teuta është riformatuar