Panorama Sport (Albania)

Dinamo bind në miqësore, likuidon Shënkollin

-

Dinamo fiton miqësoren e katërt, nga pesë që ka zhvilluar për këtë fazë përgatitor­e. Kryeqyteta­sit mposhtën me shifrat 2- 1 Shënkollin e drejtuar nga Alert Alcani. Të dy trajnerët e nisën takimin me formacione­t më të mira. Pjesa e parë u zhvillua me ritme të larta, ku të dyja skuadrat e kërkuan golin, por asnjëra prej tyre nuk e gjeti, pasi mbrojtjet përkatëse, Dinamo me Muçën e Shabën, ndërsa Shënkolli me Shetën e Alcanin u treguan mjaft të saktë, duke mos lejuar të shënohej. Pjesa e dytë nisi me disa ndërrime, por nuk do të thotë se ritmi ra. Madje ishin miqtë me Redon Danaj që shtangën Dinamon, duke i shënuar një gol mjaft të bukur me aksion. Në të 60-ën Danaj kaloi në avantazh miqtë. Dinamo nuk u pajtua me rezultatin, trajneri Allmuça kërkoi nga ekipi që të bënte më shumë presing dhe deri në të 85-ën Çema fiton një penallti në zonë, që e kthen në gol Rei Nuriu. Kryeqyteta­sit nuk u pajtuan as me barazim, e vetëm 5 minuta më vonë ishte

Çela që përmbys gjithçka, duke shënuar golin e dytë për Dinamon. Me golin e tij përfundoi dhe takimi, i cili ishte "fair play" mes palëve. Trajneri i Shënkollit, Alert Alcani, në fund të ndeshjes u shpreh pjesërisht i kënaqur me lojën dhe kërkon afrime. "Përgjithës­isht jam i kënaqur me ekipin. Zh-

villuam një pjesë të parë të mirë, por në pjesë të dytë duke qenë se aktivizova disa lojtarë të rinj, natyrisht rendimenti ra pak. Gjithsesi, me atë çka pashë në fushë jam i kënaqur. Kemi nevojë për 4-5 afrime të reja të mira për të qenë gati për startin e kampionati­t", u shpreh trajneri. Skerdilaid Sulozeqi

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania