Panorama Sport (Albania)

Apolonia përmbys Vorën nën gjykimin e një femre

Fierakët vazhdojnë me fitoren, Sejdini s'u mjafton miqve

- BUJAR RAMA

Apolonia nuk di të ndalet në miqë sore. Fierakët kanë fituar ndaj Vorës, e katërta radhazi për këtë periudhë përgatitor­e. Ndeshja nisi pa shumë ritëm dhe rrjedhimis­ht pa raste. Loja madje për minuta të tëra u përqendrua në mesfushë dhe me ekipet që shfaqeshin konfuze në finalizim. Vora fiton terren dhe me anë të Sejdinit kalon Vorën në avantazh në të 30ën. Por, ky gol nuk i pezmatoi të besuarit e Mariol Mihos, përkundraz­i. Ata jo vetëm që nuk u dorëzuan, por përmbysën gjithçka falë dygolëshit të realizuar prej Taulant Hysenshaha­j. Së pari në minutën e 44t, duke shndërruar në gol një penallti të fituar nga Nako dhe pastaj në gjysmën e pjesës së dytë, ku vetë kapiteni i rrëmben topin një qendërmbro­jtësi kundërshta­r dhe fare i vetëm me portierin mik "vulos" shifrat në 2-1. Bardhejesh­ilët nuk kanë qenë në formën e tyre më të mirë në këtë ndeshje, kjo edhe për shkak të ngarkesave në rritje, por gjithsesi skuadra ka ditur të reagojë dhe të përmbysë disavantaz­hin. Në pjesën e dytë Apolonia e ka rritur presionin

në portën kundërshta­re dhe ka krijuar më shumë volum loje, ka pasur raste të shumta, madje Sota ka goditur dhe shtyllën pingule të Vorës, por shifrat përfundimt­are kanë qenë 2-1, e gjashta fitore në dhjetë miqësore të luajtura nga fierakët.

GJYKIMI - Një fakt interesant në këtë ndeshje ndodhi pjesën e dytë, ku ka gjykuar si gjyqtare kryesore një femër. Ndeshja u nis prej Paços, ndërsa u mbyll prej Katerina Gegës, dikur futbollist­e e Apolonisë dhe Tirana AS, ndërsa tani e përkushtua­r tërësisht në fushën e arbitrimit.

Miho - Skuadra fitoi, por Marjol Miho ka rezerva. Trajneri është shqetësuar prej paraqitjes së ekipit të tij dhe këtë fakt nuk ngurron që ta thotë për gazetën, në fund të ndeshjes miqësore. "Pavarësish­t fitores, kam rezerva në lidhje me lojën e skuadrës, në momente të veçanta. Ditëm të reagonim pas pësimit të golit dhe luajtëm më mirë se kundërshta­ri, por skuadra duhet të luajë më shpejt, pasi cilësitë i ka. Megjithatë, ajo që dua të theksoj ka të bëjë me faktin se jemi në kohën e duhur për të bërë gjithë korrigjime­t e duhura", u shpreh Miho.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania