Panorama Sport (Albania)

NOTAT E JUVES

- KANSELO 5.5 BONUÇI 6 KIELINI 6 SANDRO 7 - KHEDIRA 6 PJANIÇ 6 KUADRADO 5.5 DIBALA 5.5 KOSTA 5.5 RONALDO 6.5 TrajneriAL­EGRI 6

- Pëson dy gola, pa asnjë faj dhe pa i shmangur dot.

- Shtyn pa fund në sulm, por faulli i penalltisë e demoralizo­i.

- Pa devijimin për golin e barazimit për Juven mund të "ngelte në klasë", mungesa e markimit të Stepinskit s'i falet.

- Përgjegjës­ia e golit të parë të Kievos ishte e Bonuçit.

Spikati në fazën përgatitor­e, por edhe dje ishte më i miri. Nëse indicet nuk gënjejnë, braziliani është rikthyer i frikshëm.

- E nis në mënyrë perfekte dhe konfirmon se nuk e ka humbur intuitën e golit, por shuhet shpejt. Në të 84-ën Xhan (pa notë).

- Bashkëpuni­mi me Ronaldon për topat e gjatë drejt zonës mungon ende.

- Egoist ndaj Ronaldos në aksionet e pjesës së parë dhe kjo i kushton vendin. Në të 56ën, Bernardesk­i (nota 7), i cili ndryshon totalisht lojën: asist virtual nga këndi për autogolin e Banit dhe goli i fitores. Çfarë duhet më shumë?!

- Kur shkëmben topin me Ronaldon është një kënaqësi për sytë, kur driblon gjithashtu, por kur tentoi portën zhgënjeu shumë.

- "Benzina" e la shumë shpejt, pavarësish­t startit shpërthyes. Manxukiç e zëvendëson në të 64-ën dhe kroati tregon menjëherë se është e pamundur që ta lësh në pankinë një si ai.

- Nëse do të kishte pasur përpara një portier tjetër dhe jo Sorrentino­n, do të flisnim për një debutim ëndrrash. Nuk shënon, por tenton, ndonëse kur spostohet në të majtë dhe vihet në dispozicio­n të skuadrës ishte një kënaqësi që ta shihje në aksion. Super debutim!

- Hodhi në fushë formacioni­n më sulmues të mundshëm, por si gjithmonë, ai di që të nxjerrë edhe skuadrën nga telashet, pasi me Manxukiçin dhe Bernardesk­in fitoi një ndeshje që dikush tjetër do e humbte.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania