Panorama Sport (Albania)

Rikthim spektakola­r për Karlo Ançelotin, Napoli i tij gjunjëzon Lacion e Strakoshës

Skuadra e Elseid Hysajt përmbys kryeqyteta­sit dhe i përgjigjet Juves

-

Kush kishte menduar se drithërima­t e ditës së parë të ndeshjeve të sezonit 2018-2019 kishin përfunduar me Kievo-Juventus dhe me atë gol në minutën e 93-të, i është dashur që të "vuajë" edhe në mbrëmje, në duelin e dytë të së shtunës, me sfidën e luajtur në "Olimpiko" mes Lacios dhe Napolit, një derbi shqiptar mes Thomas Strakoshës dhe Elseid Hysajt, por në të njëjtën kohë për të parë edhe sesi do të shkonte rikthimi në Serinë A i Karlo Ançelotit në pankinën napolitane. Dhe asnjë prej pritshmëri­ve nuk zhgënjehet, sepse ndeshja është e zjarrtë, emocionues­e edhe sërish me një fitore me përmbysje dhe shumë raste për shënim, deri në sekondën e fundit. Gjithsesi, në fund, ata që dolën nga stadiumi kryeqyteta­s duke festuar ishin "banda" e Ançelotit, me shqiptarin Hysaj me shokë që triumfuan 2-1 falë golave të Milik në shtesën e pjesës së parë dhe të Insinjes, që tundën rrjetën e shqiptarit tjetër, Strakosha. NDESHJA - Fillimi i sfidës ishte fantastik dhe me Imobilen që nuk zhgënjen kurrë kur bëhet fjalë për

gola spektakola­rë. Bomberi lacial ishte thjesht magjik, sepse një krosim të gjatë drejt zonës së Napolit ai e stopon me thembër duke i ndryshuar totalisht drejtimin topit dhe nxjerr blof tre mbrojtës: Albiolin, Kulibalinë e Ruin dhe me të majtën tund rrjetën. "Olimpiko" shpërthen, por në heshtje do t'i vendosë Milik, në minutën e dytë shtesë të pjesës, i ftuar nga Kajehon me një pasim të shkurtër në shtyllën e dytë. Pas rikthimit nga dhomat e zhveshjes, asnjë prej skuadrave nuk ka ndërmend që të mbrohet, por sfida bëhet edhe më e hapur dhe Insinje mendon që të dërgojë në "ferr" Lacion: Hysaj kroson në zonë për Alan, por braziliani edhe pse nuk stopon dot sferën, topi shndërro- Analistët e rrjetit "Eurosport" prisnin diçka më shumë nga Elseid Hysaj në fazën sulmuese dje kundër Lacios dhe në fund kanë vendosur ta vlerësojnë me notën 6: "Mjaft dobët kur i kërkohet që të ndihmojë në fazën ofensive, ku nuk ofron asnjë shpërthim në krahë, por gati perfekt në fazën difensive. Ndihmon gjithmonë edhe qendërmbro­jtësit, por me sytë e drejtuara gjithmonë për nga Milinkoviç-Saviç për t'i mohuar shpërthime­t në zonë".

het në një asist për Insinjen nga e majta dhe sulmuesi nuk fal. 2-1 për Napolin dhe Lacio tronditet, madje me miqtë që i shkuan pranë edhe golit të tretë me kundërsulm, ndërsa të zotët e shtëpisë ishin hedhur të gjithë në sulm për të tentuar barazimin. Në fund, feston Ançeloti dhe Hysaj, Strakosha u përulet të dyve.

 ??  ?? Insinje mposht Strakoshën dhe i dhuron fitoren Napolit
Insinje mposht Strakoshën dhe i dhuron fitoren Napolit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania