Panorama Sport (Albania)

Sarri: 15 minuta të tmerrshme

"Hazard e Kovaçiç s'luajnë dot 90 minuta, më vjen mirë që reaguam në fund"

- Përgatiti: GENTJAN ALINANI

Mauricio Sarri ka pranuar se Çelsi i tij përjetoi 15 minuta "tmerri" gjatë fitores 3-2 kundër Arsenalit. Për 20 minutat e para blutë u treguan superiorë, me golat e shpejtë të Pedros e Moratës, duke krijuar përshtypje­n se do dominonte pa problem. Por, Arsenali u rikthye në lojë me rrjetat e Mkhitarjan­it e Iuobit brenda pesë minutave. U desh e majta e Markos Alonsos për t'i dhënë fitoren e parë në derbin londinez Mauricio Sarrit. Dhe trajneri italian e ka konsiderua­r një rezultat shumë të rëndësishë­m, sidomos në këtë fazë të sezonit ku nuk është aspak e lehtë. NDESHJA

"Një fitore shumë e rëndësishm­e për ne. Në këtë periudhë nuk është e lehtë të marrësh fitore dhe pikë. Tri pikët ishin me shumë vlerë. Bëmë shumë mirë në 75 minuta të ndeshjes, por pastaj në 15 të tjera gabuam shumë. Ishin të tmerrshme, por për fat skuadra reagoi mirë në pjesën e dytë dhe mori atë për të cilën ishte përgatitur në këtë ndeshje". ANALIZA

"U bë e vështirë sepse humbëm distancën mes lojtarëve dhe nuk mund t'i mbulonim mirë hapësirat kur topin e kishte kundërshta­ri. Nuk bëmë shumë presion në

ato minuta, por pastaj ekipi reagoi mirë. Të fitosh ndaj Arsenalit nuk është kurrë e lehtë. Në pjesën e dytë bëmë shumë mirë edhe në aspektin e mentalitet­it". HAZARD-KOVAÇIÇ "Në këtë moment, ata nuk janë gati që të luajnë 90

minuta të plota. Mendoj se është më e mira që t'i aktivizoj në ato momente kur bie pak intensitet­i. Mendoj se Mateo Kovaçiç mund të bëhet një lojtar i madh, sepse e ka të gjithë kualitetin dhe mundësitë për t'u përmirësua­r shumë".

FILLIMI

"Më vjen mirë që e kemi nisur në këtë mënyrë. Sigurisht edhe për faktin që faza përgatitor­e ishte shumë e vështirë dhe e vonuar. Por, rezultatet kanë qenë të mira dhe pozitive në dy ndeshjet e para, duhet të vazhdojmë me këtë ritëm".

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania