Panorama Sport (Albania)

“Janë ndeshje delikate, ka rrezik për lojtarët”

-

Pep Guardiola i trembet shumë startit të sezonit, pavarësish­t se e nisi mjaft mirë duke fituar ndeshjen e parë ndaj Arsenalit. Në deklaratën e tij përpara sfidës së dytë me Hadërsfill­din thotë se ky moment është shumë i vështirë për skuadrat, por mbi të gjitha për lojtarët që vijnë nga një periudhë pushimesh dhe rrezikojnë dëmtimet. Ndeshja- Trajneri kampion i Anglisë parashikon një tjetër sfidë të vështirë, ashtu si një vit më parë ndaj Hadërsfill­dit dhe nuk e konsideron të fituar në tavolinë. "Sezonin e kaluar ishte shumë e vështirë kjo ndeshje. Rivalët tanë mbrohen mjaft mirë. Janë të fortë, fizikisht, në aspektin difensiv dhe shumë të fortë, të ndëshkojnë me kundërsulm­e dhe me presing. Imagjinoj që do të ndodhë e njëjta gjë edhe këtë vit", tha fillimisht trajneri i Sitit.

Frika- Guardiola gjithashtu ka frikë nga dëmtimi i lojtarëve, por edhe nga ndonjë surprizë e pakëndshme në këtë ndeshje, duke thënë se skuadrat që kanë pasur shumë futbollist­ë në Botëror nuk e kanë të lehtë të gjejnë ekuilibrat. "Këto lloj ndeshjesh janë shumë të rrezikshme për lojtarët. Ekipe si ky i sotmi, si Volvesi, Kardifi dhe Fulhami preferoj që t'i kem përballë në tetor ose nëntor. Ekipet e mëdha humbasin gjithmonë pikë ndaj këtyre skuadrave të vogla. Për më tepër, kur skuadrat që kanë pasur lojtarë në Botëror nuk e kanë të lehtë që të gjejnë ekuilibrat. Por, Siti ka punuar shumë gjatë kësaj kohe dhe shpresoj që të shprehemi mirë në fushën e lojës", ka thënë Guardiola në konferencë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania