Panorama Sport (Albania)

Mesi magjeps Barcelonën në start

arça- Alavesh zgjat "dy" ditë, Kutinjo futet dhe ndryshon "marshin" e lojës

- Përgatiti: GENTJAN ALINANI

Nisi të shtunën dhe përfundoi të di elën. Barcelona fiton një ndeshje që "zgjati" dy ditë, sepse startoi në orën 22:15 dhe përfundoi pak pas mesnate. Dhe protagonis­ti ishte pikërisht Leo Mesi. Dy gola, dy shtylla dhe lojë spektakola­re për të udhëhequr katalanasi­t në fitoren e parë të kampionati­t. Alaveshi rezistoi vetëm > 5 minuta dhe me futjen e Kutinjos në fushë gjithçka ndryshoi. Edhe braziliani gjeti rrjetën.

MESI, TRAVERSË- Ernesto Valverde i beson gardës së vjetër dhe nuk zbret asnjë nga lojtarët e afruar në merkato në fushën e lojës. Semedo titullar në të djathtë, ndërsa Serxhi Roberto i avancuar në mesfushë për të formuar treshen me Busketsin dhe Rakitiçin. Dembele bashkë me Mesin dhe Suarezin luanin në majën e sulmit. Ndeshja u luajt e gjitha në një drejtim dhe ky nuk është lajm. Por lajmi është që Alaveshi arriti të duronte tentativat e njëpasnjës­hme të Barcelonës për të shënuar. Portieri Paçeko u tregua vendimtar disa herë ndaj Dembelesë, i cili doli disa herë i vetëm në zonë dhe goditi keq. Por ishte Leo Mesi që iu afrua golit në minutën e 37-të me një goditje dënimi, por topi u ndal në traversë. Pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura falë vendosjes së mirë në mbrojtje të Alaveshit dhe dëshirat për ta sulmuar me kundërsulm.

DHE... GOLA- Nuk mund të zgjaste pafundësis­ht "muri" i Alaveshit dhe ai që e shemb ishte pikërisht Leo Mesi. Të gjithë prisnin golin e ]000-të në historinë e La Ligës prej tij dhe "Pleshti" nuk zhgënjeu. Ekzekutoi në mënyrë mjeshtëror­e një goditje dënimi poshtë murit të Paçekos dhe kaloi në avantazh katalanasi­t. Si për çudi, Leo ishte ai që kishte shënuar edhe golin e 5000-të. Ai gjithashtu u bë lojtari i parë që shënon në 15 sezone të ndryshme La Ligës. Kaq mjaftoi që Barcelona të ishte më e qetë për të treguar vlerat, edhe për faktin që në fushë u fut Kutinjo. Braziliani solli më shumë fantazi dhe për më tepër gjeti golin e dytë të ndeshjes. Kutinjo depërtoi nga e majta drejt qendrës duke kaluar disa mbrojtës dhe e djathta u ndal në rrjetë. Barcelona nuk e diskutoi asnjëherë triumfin dhe për ta bërë më të bukur mesnatën mendoi sërish "Pleshti". Shënon golin e tretë dhe vulos një triumf të merituar. Kapiteni magjeps Barcelonën dhe tregon muskujt që në ndeshjen e parë duke konfirmuar se është më i uritur se kurrë. Nëse rivali i tij Ronaldo vuajti ndaj Kievos dhe nuk arriti të gjente rrugën e rrjetës, Mesi shënoi dopietë në start.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania