Panorama Sport (Albania)

Dervishi: Duhet dënim ekzemplar për Skënderbeu­n

-

Ish-drejtori i përgjithsh­ëm i Partizanit, Dritan Dervishi, ka reaguar nëpërmjet një deklarate për rastin e dhunës dhe incidentev­e në javën e parë të Superiores, mes tifozëve të Skënderbeu­t dhe Partizanit. Dervishi shprehet se ai ka besim te drejtësia sportive dhe se klubi korçar meriton një dënim ekzemplar, për organizim të dobët të ndeshjes. Sipas Dervishit, korçarët duhet të dënojnë dhunën e ndodhur dhe jo të merren me çështje stolash. Ish-drejtori i të kuqve pohon se ka besim te drejtësia sportive, ndaj kërkon që FSHF të marrë një vendim ekzemplar për Skënderbeu­n. Ja reagimi i Dritan Dervishit: "Java e parë e kampionati­t është një festë mbarëkombë­tare, por dhe një herë nuk po flitet për futboll. Por, në javën e parë një ekip akuzon arbitrat, një tjetër akuzon për dhunë klubin tjetër dhe anasjellta­s.

Pse?

Në Korçë ndodhi një ngjarje e rëndë. Dhuna duhet dënuar dhe nuk duhet nënvlerësu­ar, pasi nuk i përket këtij sporti mbarëtokës­or, që duhet të bashkojë dhe jo të kthehet në ditën e gurëve. Para organeve të drejtësisë duhet të merren masa ekzemplare për klubin ‘Skënderbeu’, pasi ata janë përgjegjës­it kryesor. Ata duhet të merren me organizimi­n e garës dhe jo Partizani dhe federata. Por, edhe këtë herë nga ai klub dëgjojmë përralla e sajesa. Tifozët e Partizanit gabuan, por dhe të rrish poshtë gurëve pa reaguar është e vështirë, pasi nuk janë kafshë. Klubi vendës duhet të dënojë dhunën, por merren me histori stolash. Kjo klimë, ndoshta atyre u shkon për mbarë, pasi duan të heqin vëmendjen nga problemi kryesor që ata kanë. FSHF të dënojë dhunën dhe unë kam besim gjithmonë te drejtësia sportive. Shpresoj që këtë herë të dënohen ata që nxitën dhunën, jo ata që ngelën viktima të saj. Dhe nuk është problemi te policia, por te organizimi i keq i skuadrës pritëse. Boll me akuza për të fshehur të vërtetën! Nëse je një klub ‘ fair play’ e dënon dhunën, nuk e justifikon!"

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania