Lojtari i Kombëtares U- vjen te Flamurtari
Klubi prezanton edhe qendërmbrojtësin rumun, Kristian irghi
Flamurtari mendon edhe për të rinj të tal entuar që mund të shpërthejnë në kampionatin shqiptar. Pas sulmuesit gjirokastrit, Ardit Ziaji, dje vlonjatët konfirmuan marrëveshjen edhe me mesfushorin fierak, Sokol #meraj. Ky i fundit është vetëm 19 vjeç dhe pjesë e Kombëtares U-19 të Shqipërisë. I riu fierak ka qenë kapiten i Shqipërisë U-17 për dy vite, ndërkohë që së fundmi ka luajtur në Gjermani me klubin Bonner SC. Bëhet fjalë për një mesfushor shkatërrues, i cili e ka nisur karrierën te paratërinjtë e Apolonisë së Fierit. Më pas ka kaluar tek akademia e Internacionalit në Tiranë, ndërsa në vitin e fundit është bërë pjesë e klubit gjerman. Futbollisti cilësohet si talent, ndaj dhe është afruar te Flamurtari nga vetë trajneri Ilir Daja. Lojtari ka dalë tashmë në stërvitje dhe ka firmosur zyrtarisht kontratën. Duke qenë se është i ri, Flamurtari pretendon ta mbajë gjatë 19vjeçarin, me perspektivë për ta afirmuar dhe më pas pse jo për ta shitur. Fakti që ai është grumbulluar rregullisht edhe nga trajneri i Shqipërisë U-19, Erjon Bogdani, ka bindur vlonjatët për ta afruar menjëherë.
RUMUNI - Qendërmbrojtësi rumun, Kristian Sirghi, ka zhvilluar dje stërvitjen e parë me Flamurtarin. Lojtari u zbulua nga "Panorama Sport" ekskluzivisht pak ditë më parë si afrim i kuqezinjve, ndërsa dje iu bashkua ekipit në stërvitje dhe më pas u prezantua nga
faqja zyrtare e klubit në "Facebook". Sirghi ka një eksperiencë të gjatë në elitën e futbollit rumun, duke luajtur për shtatë sezone te klubi i njohur, Otelul Galati. Më pas, ai ka provuar për një vit një eksperiencë në Izrael me Makabi Netanjën. Sirghi ka qenë edhe pjesë e klubit
qipriot, Ermis Aradipu, përpara se të rikthehej në Rumani te Gaz Metani, ku luajti në dy sezonet e fundit. Sërish në lojë për shërbimet e tij ishte pak ditë më parë edhe klubi qipriot Ermis, por vlonjatët i bën një ofertë më të mirë mbrojtësit. Ai ka firmosur tashmë kontratën me
Flamurtarin dhe do të jetë pjesë e klubit për një sezon. Me ardhjen e tij dhe Albi Allës, tashmë kuqezinjtë blindohen në mbrojtje, teksa do të kenë më shumë alternativa. Në ndeshjen e parë ndaj Teutës në qendër të këtij reparti luajtën Pollozhani dhe Deliaj.