Panorama Sport (Albania)

Frikë ndaj Teutës, ndryshohet skema e lojës

Bardheblut­ë kthehen të luajnë me dy sulmues

-

Humbja me Kamzën dhe nevoja për të fituar detyron Hoze Marselo Ferreirën të ndryshojë skemë dhe lojtarë për sfidën e radhës ndaj Teutës. Duke parë nga afër ekipin durrsak dhe rendimenti­n e skuadrës së tij, të hënën, si në stërvitjen e paradites dhe pasdites Ze Maria ka bërë ndryshime të mëdha, të cilat prekin gjithçka. Në ndryshim nga takimi me Kamzën, gjithçka do të përmbyset. Do të luhet me një skemë tjetër, por edhe me lojtarë të rinj, duke u ulur në stol disa nga titullarët e sfidës së parë me kamzalinjt­ë. Të paktën kjo u pa në stërvitjen e djeshme. Skema - Nëse sezonin e shkuar dhe javën e parë të këtij sezoni, Ze Maria ka përdorur skemën 4-5-1 apo 4-3-3, gjithmonë në varësi të kundërshta­rit, braziliani dje ka aplikuar dy opsione të tjera rreshtimi në fushën e lojës. E para ishte 3- 5- 2shi dhe e dyta, 4-1-3-2. Braziliani paradite ka aplikuar në stërvitje skemën me tre mbrojtës, pesë mesfushorë dhe dy sulmues. Pasdite, Ze Maria ka ndryshuar mendje dhe është kthyer te mbrojtja me katër lojtarë, por është modifikuar ekipi në mesfushë me një futbollist para mbrojtjes dhe dy sulmues, si asnjëherë tjetër. Në fakt, trajneri i bardhebluv­e pas ndeshjes me Prishtinën deklaroi se me lojtarët që ka, mund të luante vetëm me dy skema taktike dhe kjo po rezulton e vërtetë.

Emrat - Edhe për sa u përket emrave, të cilët mendohet se mund të luajnë titullarë ka ndryshime të mëdha. Në stol, për momentin kalojnë Asion Daja dhe Bedri Greca. Në vend të tyre do të luajnë Hasani e Blazhevski. Formacioni që mendon Ze Maria të hedhë në fushën e lojës përbëhet nga mbrojtja me Dokën, Turtulli, Atingën e Hioxhallar­in. Para tyre, Maveje. Në mesfushë, Hasani do të luajë djathtas e Karabeci do të rreshtohet majtas. Kobina do të luajë si "playmaker". Në sulm do të ketë një dyshe Sentamu-Blazhevski, e

Teuta -

 ??  ?? Trajneri i Tiranës, Hoze Marselo Ferreira, është fotografua­r të dielën në shkallët e stadiumit "Niko Dovana" së bashku me ndihmësin e tij, Marko Aurelio, duke ndjekur sfidën mes Teutës dhe Flamurtari­t. Braziliani ka parë nga afër Teutën, skuadrën kundërshta­re, me të cilën do të përballet të premten në orën 19:45 në stadiumin "Selman Stërmasi".
Trajneri i Tiranës, Hoze Marselo Ferreira, është fotografua­r të dielën në shkallët e stadiumit "Niko Dovana" së bashku me ndihmësin e tij, Marko Aurelio, duke ndjekur sfidën mes Teutës dhe Flamurtari­t. Braziliani ka parë nga afër Teutën, skuadrën kundërshta­re, me të cilën do të përballet të premten në orën 19:45 në stadiumin "Selman Stërmasi".
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania