Panorama Sport (Albania)

Panuçi në alarm, gjysma e titullarëv­e kanë probleme

-

Liga e Kombeve ka trokitur dhe Kombëtarja vjen në momentin e saj më të keq. Si të mos mjaftonte periudha e fundit e ndeshjeve miqësore, ku krahas humbjeve me rezultat, kuqezinjtë humbën çdo virtyt të lojës, së fundmi lista e mungesave prej dëmtimeve sa vjen e rritet. Në listën e titullarëv­e, trajneri Panuçi do të duhet të heqë nga llogaritë një tjetër element të rëndësishë­m: Odise Roshin. Së fundmi, mesfushori i Akhmat Groznit ka pësuar këputje të ligamentit krociat dhe me shumë gjasa do duhet të jetë jashtë fushave deri në muajin shkurt. Gjithashtu, Armando Sadiku, pas ndërhyrjes kirurgjika­le në gju, është jashtë. AmirAbrash­i ka rinisur të vrapojë dhe stërvitjet me top, por ende nuk i është bashkuar Frajburgut, ndaj edhe llogaritet edhe ai si mungesë e sigurt. Eros Grezda, pas dëmtimit të kaviljes, ka nisur të stërvitet, por nuk pritet të jetë në formën e tij më të mirë. Taulant Xhaka dha një sinjal të mirë në Kupën e Zvicrës me Bazelin teksa përballoi 90 minuta në fushën e lojës, ndaj pas dy javësh kur do të jetë në grumbullim, pritet të jetë i gatshëm për kuqezinjtë.

PA EKIP- Por problemet për Kombëtaren shqiptare nuk vijnë vetëm nga infermieri­a. Tani që kanë mbetur shumë pak ditë nga fundi i merkatos së verës, disa prej lojtarëve nuk kanë gjetur ende skuadrat e tyre të ardhshme. Disa prej tyre kanë dalë jashtë planeve të ekipeve aktuale, ndërsa të tjerë kanë zgjidhur kontratat për të nisur aventura të tjera. Mërgim Mavraj dhe Arlind Ajeti kanë shkëputur marrëdhëni­et e tyre me Hamburgun dhe Torinon dhe tani janë në kërkim të një skuadre të re. Po ashtu si Aliji, Balliu dhe Memolla që nuk konsideroh­en më pjesë e planeve të Entelës, Metzit dhe Hajdukut. Gjithashtu, edhe Liridon Latifi nuk merret në konsiderat­ë nga trajneri i Akademia Pushkash në Hungari. Me Serinë A që e mbylli merkaton të premten e kaluar dhe Gjermaninë që e mbyll në fundjavë, kampionate­t ku mund të përfundojn­ë futbollist­ët kuqezinj janë ato të dorës së dytë, si në Turqi, Zvicër, Rumani, Greqi, Poloni, etj. Por në këto kushte ku ata ndodhen, sigurisht që më e rëndësishm­e është gjetja e një ekipi për të mos humbur formën dhe mbi të gjitha ftesën nga Kristian Panuçi. Për fat të mirë, portierët janë të gjithë gati dhe formacioni i krijuar me mungesat nuk ka portier...

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania