Pëllumbi Pa ndihmën e shtetit, dalim nga Europiani
pamundur të përballohen financiarisht eventet ndërkombëtare
Volejbolli në Sh qipëri po kalon një periudhë me aktivitete shumë të ngjeshura ndërkombëtare, ku gjatë këtij muaji kanë zbritur në parket të gjitha ekipet kombëtare, duke filluar nga të rriturit dhe deri te skuadrat e moshave. Ndërkohë që në shtator, në Tiranë dhe Durrës do të zhvillohen edhe finalet e Kampionatit Europian U-19 për femra. Presidenti i Federatës Shqiptare të Volejbollit, Erlind Pëllumbi, bën një përmbledhje të situatës që po kalon ky sport në vendin tonë dhe i bën apel shtetit që të ndërhyjë sa më parë, pasi veprimtaritë e shumta ndërkombëtare janë të papërballueshme për buYhetin minimal që ka kjo federatë dhe do të ishte e turpshme nëse Shqipëria do të tërhiqej nga këto aktivitete që tashmë kanë startuar.
Tash ë që janë hvill ar dy taki et e para k ali!ik ese" a jeni i kënaq r e paraqitjen e sk adrave si për eshk j dhe !e ra#
Përgjithësisht do të thosha që jam i kënaqur, sepse ne jemi në një fazë rindërtimi duke rinovuar skuadrat, pasi ishim në fundin e një cikli si te meshkujt ashtu dhe te femrat. Sigurisht që puna matet me rezultate, por me atë që kanë treguar ekipet në fushë ku nuk ka munguar spektakli, patjetër që mbetemi të kënaqur, pavarësisht rezultateve.
Le të kthehe i te !itorja sh ë e o & ion ese e sk adrës së eshk jve për-
ballë A strisë) Ç!arë nd të na thoni për këtë ndeshje#
Rinovimi i bërë në këtë skuadër gjatë edicionit të shkuar në Europa Ligë, tashmë po fillon të japë frytet duke na dhuruar ndeshje vërtet spektakolare, me takim të një niveli të lartë europian dhe ne për këtë gjë jemi shumë të kënaqur, pasi po u dhurojmë sportdashësve lojëra spektakolare.
Sk adra e !e rave d ket se po i v an disi ndryshi et e sh ta që janë bërë në ekip)
Po të nisim ta analizojmë situatën pse vijmë nga një edicion i shkëlqyer në Europa Ligë, duket sikur ekipi nuk ka të njëjtin ritëm si më parë, por nëse
ne i analizojmë setet e zhvilluara, këto vajza kanë dhënë sinjale të forta që janë një skuadër me shumë perspektivë dhe që kanë një të ardhme të madhe përpara.
G shti dhe shtatori janë dy ajt k r sk adrat për!aqës ese të volejbollit kanë aktivitete sh ë të n,jesh ra dhe për ë tepër në shtator hvillohet edhe Ka pionati E ropian U-12 për !e ra) A ka pas r ndonjë rea,i n,a ana e shtetit" d ke qenë se ky sport është në vështirësi të ëdha !inan&iare#
Nga shteti ende nuk kemi pasur ndonjë përkrahje, ndërkohë që një mbështetje modeste na ka ardhur nga Bashkia e Tiranës. Them modeste për faktin që të organizosh finalet e Kampionatit Europian, është një përgjegjësi e madhe dhe ne po përpiqemi të krijojmë pjesën më elementare për të përmbushur kushtet e zhvillimit të një aktiviteti të tillë sportiv. Kemi pasur një ndihmesë edhe nga Komiteti limpik, kuptohet minimale, pasi edhe buYheti i tyre është shumë i reduktuar. U kemi bërë apel për ndihmë duke filluar që nga Kryeministri dhe Ministria e Arsimit Rinisë dhe Sporteve, por deri në këto momente ende nuk marrë asnjë lloj mbështetje. U bëj thirrje të
gjithë aktorëve që duhet të mbështesin jo vetëm këtë eveniment apo këto ekipe kombëtare që djersa e tyre të mos shkojë dëm, pasi është në të mirën e të gjithë kombit që përfaqësueset të jenë sa më dinjitoze dhe kompetitive. Ne presim më tepër vëmendje jo vetëm për volejbollin, por për të gjithë sportin në tërësi. Ne jemi në një situatë shumë kritike dhe do të ishte e turpshme për volejbollin shqiptar që të tërhiqet nga aktiviteti në këtë fazë të eliminatoreve.
Cilat janë objektivat e Federatës së Volejbollit# A do të ke i një tjetër s kses si ai që arritën !e rat në edi&ionin e
shk ar të E ropa Li,ës#
Ne kemi hedhur themelet për një të ardhme të suksesshme, pasi përveç punës që po bëjnë ekipet e para, ne po punojmë edhe me ekipet e moshave, ku për të dytin vit radhazi të gjitha përfaqësueset e moshave i kemi aktivizuar në aktivitete ndërkombëtare dhe, pavarësisht kushteve të vështira financiare, u kemi krijuar mundësinë të zhvillojnë faza përgatitore, në mënyrë që të përballen sa më denjësisht me kundërshtarë shumë herë më të fortë se në financiarisht. Megjithatë, ne jemi shumë të kënaqur me atë që këto skuadra kanë dhënë në fushën e lojës.