Interi dhe Reali në luftë totale, Zaneti replikon me Perezin
Zv.presidenti zikaltër: Përballemi ku të duan
uk ka pasur shumë fat në shortin e Ligës së Kampionëve, Interi: zikaltrit, nga dora e Diego Forlanit ( ish- interist) dhe Rikardo Kakasë ( ish- milanist), në Grupin B, sidoqoftë një nga më "të butët", do maten me Barcelonën e Leo Mesit, Totenhemin e Herri Kejnit dhe PSV-në e Hirving Lozanos. E mendon në të njëjtën mënyrë edhe Havier Zaneti, zv. presidenti i klubit zikaltër, i cili për mikrofonat e "Sky Sport" është shprehur se një grup i fortë do nxisë më shumë skuadrën e Spaletit: "Në këtë kompeticion ka gjithmonë skuadra shumë të forta. Është një grup i vështirë, por do kemi kohë për të përgatitur çdo ndeshje. E dinim që na prisnin probleme, por jemi Interi dhe duhet të tregohemi të vetëdijshëm për cilësitë tona. Barcelona? Nuk është vetëm Mesi, atje ka shumë lojtarë të mëdhenj. Dominojnë në zotërimin e topit, por ne do përgatitemi. Edhe pse këto skuadra të 'detyrojnë' të rrisësh nivelin".
PEREZ - Zaneti në një moment është pyetur edhe lidhur me deklaratat e Florentino Perezit kundrejt klubit zikaltër. "Nuk kam parë kurrë një shoqëri që kërkon të blejë një numër 10 pa e paguar", kanë qenë fjalët e numrit një madrilen duke iu referuar "flirtit" mes Interit dhe fantazistit kroat gjatë merkatos verore. "S'i kam dëgjuar këto deklarata, - është përgjigjur argjentinasi. - Nëse është shprehur në këtë mënyrë, do i vlerësojmë e do i përballim në selitë e përshtatshme".
KAMPIONATI - Një koment edhe për kampionatin e zikaltërve: "Po punohet me besim, jemi vetëm në fillim dhe mungojnë ende shumë ndeshje. Të shtunën (nesër) kemi një angazhim thelbësor ( kundër Bolonjës). Më pas përfaqësueset kanë grumbullimet dhe kjo do na lejojë të punojmë më mirë. A e prisja këtë start? Sinqerisht, jo, por gjatë sezonit ka gjithmonë momente vështirësie: e rëndësishme është të kalohen me besimin e duhur".