Panuçi “sfidon” Dukën, kërkon 100 mijë € nga Nishani
Kreu i FSHF-së kërkon të zbuten tonet, ai bën të kundërtën
Armand Duka doli në mbrojtje të tra jnerit të Kombëtares, duke deklaruar se kërkon që atmosfera, e cila rrethon përfaqësuesen, të jetë pozitive. E për këtë, kërkoi edhe një "ndihmë" nga opinioni dhe gjithkush, që të mos gjykohej ende puna e deritanishme dhe të lihej kohë, pa ushtruar presion për trajnerin dhe skuadrën. Mirëpo, ende pa u zbehur kjo thirrje dhe dëshirë e kreut të FSHFsë, trajneri i Kombëtares depoziton në gjykatë padinë kundrejt ish- presidentit të republikës. Çka tregon qartësisht qëndrime diametralisht të kundërta të kreut të institucionit të futbollit dhe vetë italianit.
PADIA
Trajneri i Kombëtares shqiptare të futbollit, Kristian Panuçi, nuk tërhiqet nga padia civile kundrejt ish-presidentit të republikës, Bujar Nishani. Edhe pse gjykata konstatoi të meta në padinë e tij për shkaktim dëmi moral, Panuçi i ka plotësuar brenda afatit kohor 30-ditor këto të meta të padisë dhe e ka ridorëzuar atë në Dhomën
Civile të Gjykatës së Tiranës. GJYQI
Çështja është në dorën e gjyqtares Anila Karanxha. Deri më tani, për këtë çështje janë mbajtur dy seanca që janë shtyrë dhe në javën që vijon pritet të nisë çështja e themelit. E para, e mbajtur më 31 gusht, ku u shqyrtua padia e Panuçit dhe e dyta është mbajtur ditën e
djeshme, ku u pranua kërkesëpadia dhe seanca u shty, pasi pala tjetër, pra, Bujar Nishani, duhet të njihej me të. Trajneri i Kombëtares kërkon një dëmshpërblim prej 100 mijë eurosh, pasi pretendon se i është cenuar nderi, personaliteti dhe reputacioni i tij nga një status në "Facebook" të ishpresidentit Nishani, ku e
quante italianin "sharlatan". Gjithashtu, Panuçi kërkon nga ish- kreu i shtetit shqiptar, që të kërkojë edhe ndjesë publike për statusin e tij.
BAZA LIGJORE Kështu, padia e Panuçit mbështetet në një vendim unifikues të Gjykatës së Lartë për dëmin moral të shkaktuar. Sipas këtij përcaktimi:
"Dëmi moral është shfaqje e brendshme. e përkohshme e turbullimit të padrejtë, të gjendjes shpirtërore të njeriut, dhimbje e vuajte shpirtërore apo gjendje ankthi e mundimi shpirtëror që rrjedh si pasojë e faktit të paligjshëm. Cilido që pëson cenime në sferën e shëndetit dhe të personalitetit të tij nga veprimet a mosveprimet e
paligjshme dhe me faj të një të treti, ka të drejtën të kërkojë edhe dëmshpërblimin e dëmit moral të pësuar", shkruan vendimi unifikues i Gjykatës së Lartë, nr. 12, datë 14.09.2007. Mirëpo, barra e provës i takon tashmë Panuçit, i cili duhet të provojë para gjykatës, se i është cenuar integriteti moral dhe personaliteti nga statusi i Nishanit.